Burri nga Suhareka shantazhohet në rrjete sociale

Një burrë nga Suhareka ka raportuar në polici se është shantazhuar përmes rrjeteve sociale, nga persona të panjohur, raporton Express

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Policia ka bërë me dije se rasti është duke u hetuar.

“Suharekë, 26.09.2021 – 19:40. Ankuesi mashkull K-Shqiptar, ka informuar se përmes një aplikacioni të rrjetit social është shantazhuar nga persona të pa njohur. Njësia policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë

Më Shumë

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Lajmet e Fundit