8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Buxheti i komunës së Rahovecit për vitin 2022 është mbi 15 milionë euro

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, nën organizim të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), të premten është mbajtur konsultim publik për projektbuxhetin e komunës së Rahovecit për vitin 2022.

Hapjen e konsultimit publik është bërë nga kryesuesi i Kuvendit Komunal dhe njëherësh kryesues i KPF-së, Afrim Dina, i cili ka thënë se janë në këtë konsultim publik me qytetarët që të plotësojnë edhe një kriter të cilin e obligon edhe ligji për financa publike dhe udhëzimi administrativ për konsultime publike në komuna.

“Ju njoftoj se e kemi përgatitur edhe kalendarin për dëgjime publike dhe se nga 05.07/2021 do të nisim takimet me ju dhe përmes atyre takimeve ne do t’i marrim kërkesat tuaja duke i renditur edhe sipas prioriteteve që ju keni dhe më pas ato kërkesa të hynë në buxhetin e vitit 2022. Siç mund të shihni para vetës e keni edhe një dokument i cili ka të bëjë me Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) i komunës së Rahovecit i përgatitur nga drejtoria për Buxhet dhe Financa”, ka thënë kryesuesi Dina.

Kurse, Afrim Limani, drejtor i drejtorisë për Buxhet dhe Financa ka folur për ndarjet buxhetore dhe buxhetin e vitit 2022 duke thënë se buxheti për vitin 2022 është 15 milionë e 53 mijë e 630 euro dhe është i ndarë në këto kategori: Paga dhe mëditje 7 milionë e 872 mijë e 844 euro, mallra dhe shërbime 1 milion e 735 mijë euro, shërbime komunale 270 mijë euro, subvencione dhe transfere 360 mijë euro dhe shpenzime kapitale 4 milionë e 815 mijë e 786 euro.

Qytetarët pjesëmarrës në këtë konsultim publik thanë se kërkesat e renditura edhe në prioritete, do t’i protokollojnë dhe do t’i dorëzojnë te kryesuesi i kuvendit duke besuar se kërkesat e tyre do të hyjnë në buxhetin e vitit 2022.

Më Shumë

Suharekë: Sot varroset personi që dyshohet se ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sdjeshme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Dallimet mes letërsisë së Shqipërisë e Kosovës, Ligjerata e Krajës, identitetet politike e rrymat letrare

Letërsia e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës është parë në kontekstin gjeografik e politik duke gjetur pika të përbashkëta dhe dallime. Nga variantet e...

Lajmet e Fundit