17.1 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Bëhet përurimi i tri nënstacioneve të reja të zjarrfikësve në Prizren

Në Ditën e Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i kësaj komune Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Emergjencës dhe Sigurisë, Faruk Dakaj kanë bërë përurimin e tri nënstacioneve të reja të zjarrfikësve në komunën e Prizrenit, përkatësisht ato në fshatin Zhur, Reçanë dhe Gjonaj.

Gjatë këtij përurimi, kryetari Haskuka ka njoftuar se tanimë në këto nënstacione dhe në Shërbimin e Zjarrfikësve në Prizren, do të punojnë edhe 30 zjarrfikës të rinj.

 

Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

“Që nga fillimi i mandatit i kemi kushtuar një vëmendje të veçantë përmirësimit të kushteve të punës për zjarrfikësit tanë, ku përveç rritjes së numrit të punonjësve, tanimë kemi blerë edhe makinën e re për zjarrfikës, e cila së shpejti do të jetë në funksion të këtij shërbimi. Tanimë ne jemi të gatshëm për sezonin e nxehtë të verës, ndërkaq uroj që të mos kemi raste të zjarreve”, ka thënë Haskuka.

Ndërkaq drejtori Dakaj vuri në dukje se pas 21 vitesh tanimë është arritur që të rritet numri i zjarrfikësve, nga 25 në 55.

“Meqë është bërë dyfishimi i numrit të zjarrfikësve, mendoj që është dyfishuar edhe siguria e përgjithshme të Komunës së Prizrenit”, ka thënë drejtori Daka

Më Shumë

Eurovision 2026, zgjidhen 10 finalistët e parë në Vjenë, të gjithë sytë kthehen nga Alis dhe kënga “Nan” në gjysmëfinalen e dytë

Sipari i edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest u ngrit zyrtarisht mbrëmjen e së martës në kryeqytetin austriak, duke mbyllur me sukses natën...

Diskutohet zbatimi i sistemit elektronik SMIL në Prokuroria Themelore në Prizren

Në kuadër të monitorimit të zbatimit të Rregullores Nr. 03/2021 për Menaxhimin e Lëndëve përmes Sistemit Elektronik (SMIL), Grupi Punues i kryesuar nga Visar...

Lajmet e Fundit