3.8 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Buxhovi publikon një listë të rrallë, emrat e themeluesve të LDK-së!

Shkrimtari i madh shqiptar, Jusuf Buxhovi ka publikuar një dokument të rrallë nga Kuvendi Themelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kjo Listë është e nënshkrua nga shumë intelektual, në mesin e tyre shkrimtar, gazetar etj.

“Sipas ligjit federativ dhe assesi atij republikan, siç po spekulohet diku-diuku, çdo nismë qytetarë duhej të legjitimohej me kërkesën me shkrim të nënshkruar prej më së paku 11 qytetarëve, si parakusht për mbajtjen e kuvendeve themeluese, për të cilat duhej kërkuar leje te organet zyrtare (Ministria e Punëve të Brendshme). Kërkesa duhej të shoqërohej me programet partiake, stuatusin e partisë dhe formalitetet tjera”, ka shkruar ai, transmeton Indeksonline

Më poshtë, shkrimi i plotë:

Dokumente autentike nga Kvendi Themelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës

 

ANËTARËT E KËSHILLIT INICUES PËR THEMELIMIN E LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS

Lista me Anëtarët e Këshillit Inicues për themelimin e Lidhjes Demokatike të Kosovës, e nënshkruar nga 23 intelektualë më të njohur të vendit (akademikë, shkrimtarë, historianë,publicistë e të tjerë) paraqet pikënisjen e fillimit të procedurës për mbajtjen e Kuvendit Themelues të partisë në përputhje me Ligjin Federativ për Shoqatat e qytetarëve dhe partitë politike, të aprovuar nga Kuvendi i RFS-së në nëntor 1998.

Sipas ligjit federativ dhe assesi atij republikan, siç po spekulohet diku-diuku, çdo nismë qytetarë duhej të legjitimohej me kërkesën me shkrim të nënshkruar prej më së paku 11 qytetarëve, si parakusht për mbajtjen e kuvendeve themeluese, për të cilat duhej kërkuar leje te organet zyrtare (Ministria e Punëve të Brendshme). Kërkesa duhej të shoqërohej me programet partiake, stuatusin e partisë dhe formalitetet tjera.

Këshilli Nismëtar veproi në përputhje me këto udhëzime të ligjit dhe parashtroi kërkesën të shoqëruar me listën prej 23 qyetarëve, me çka u krijuan kushtet formale për mbajtjen e Kuvendit Thelemues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, më 23 dhjetor 1989.

Image

Lista u nënshkrua nga këta persona:

1. Jusuf Buxhovi, shkrimtar

2. Zekeria Cana, historian

3. Milazim Krasniqi, shkrimtar

4. Ajri Begu, ekonomist

5. Ibrahim Rugova, shkrimtar

6. Bujar Bukoshi, mjek

7. Fehmi Agani, profesor dhe socilog

Më Shumë

Fluks i lartë automjetesh edhe në kufirin Shqipëri-Kosovë

Fluks i lartë emigrantësh është shënuar në kufirin Shqipëri–Kosovë, me rastin e festave të fundvitit. Qindra mjete dhe drejtues automjetesh nga vendet e Bashkimit Evropian...

Bedri Hamza e nis sot fushatën me tubim në Prizren

Kandidati për kryeministër nga PDK, njëherit Kryetar i kësaj partie, Bedri Hamza, do ta bëjë hapjen e fushatës nga Prizreni.   Tubimi do të mbahet në...

Lajmet e Fundit