2 C
Prizren
E diel, 22 Shkurt, 2026

Bytyqi: “Arsimi në dorën tënde”, fushatë me peshë të madhe

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi mori pjesë në takimin e Komitetit drejtues dhe partnerëve të Fushatës për Arsim më të Mirë në Kosovë, e cila ka filluar në nëntor të vitit të kaluar dhe po vazhdon me aktivitetet e planifikuara.

Ai vlerësoi se “Arsimi në dorën tënde”, deri më tani ka dhënë rezultate dhe tha se ishte një fushatë me peshë shumë të madhe.

“Ajo çka doli e qartë nga kjo fushatë dhe të gjitha angazhimet e përbashkëta që ne i patëm është që sistemi arsimor për t’u ndryshuar do një angazhim të përgjithshëm”, tha Bytyqi, ndërsa shtoi se prindërit duhet të luajnë një rol të rëndësishëm, jo vetëm në fushatë, por gjatë tërë kohës, krahas angazhimit maksimal të mësimdhënësve.

Duke folur për hapat që ka bërë MASHT për të ndryshuar gjendjen në sistemin arsimor, ministri Bytyqi veçoi ndryshimet që janë bërë në infrastrukturën ligjore.

“Kemi krijuar një infrastrukturë, e cila na mundëson që sistemi arsimor të rrugëtojë drejt integrimit evropian”, tha ministri Bytyqi dhe në këtë drejtim përmendi kurrikulat e reja, konkursin për tekste të reja që përputhen me kërkesat e këtyre kurrikulave, krijimin e kushteve për matjen e performancës së mësimdhënësve dhe licencimin e tyre

Më Shumë

Erërat e forta lënë pa rrymë qendrën e skijimit në Brezovicë

Qendra e skijimit në Brezovicë po përballet me ndërprerje të energjisë elektrike që nga ora 04:30 të mëngjesit, për shkak të erërave të forta...

Totaj nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi për projektin DIG4K, mbështetje për digjitalizimin e bizneseve në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi me Innovation & Training Park (ITP Prizren) dhe Makerspace Innovation Center Prizren...

Lajmet e Fundit