Cahani: Haskuka, dështimet po ia faturon opozitës

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, dështimet e qeverisjes po ia faturon opozitës.

Ky është konstatimi i përfaqësuesit të KDI-së, Naim Cahani.

Sipas tij, një gjë e tillë ndodhë vetëm në Prizren

“Dështimet e qeverisjes me ia faturu opozitës, kjo ndodh vetëm në qytetin që dikur mbante epitetin e “qytetit të paster”.”, shkruan Cahanaj në “Facebook”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, mbrëmë në emisionin ‘Puls’ të KTV-së, ka akuzuar qeverisjen e kaluar, e cila aktualisht është në opozitë, për keqmenaxhim.

Cahani, nuk ka kursyer as opozitën.

“Kurrë ma lodhtë s’ka qenë zëri i opozitës, megjithatë po shkakton pengesa” ./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Lajmet e Fundit