Çekia po kërkon rikthimin e vizave për Shqipërinë

Rritja e numrit të emigrantëve të paligjshëm që po kalojnë nëpërmjet Shqipërisë dhe Serbisë për të kërkuar azil në BE, ka sjellë vendosjen në tavolinën e bisedimeve të propozimit për pezullimin e udhëtimit pa viza në Ballkanin Perëndimor.

“Shtetas nga Turqia, Tunizia, India, Kuba dhe Burundi po hyjnë legalisht pa viza me rrugë ajrore në Serbi, e disa prej këtyre vendeve janë duke hyrë edhe në Shqipëri, ndërsa një numër shumë i lartë i tyre lëviz në mënyrë të parregullt më tej drejt vendeve anëtare të BE-së”, theksohet në dokument.

Rritja e numrit të emigrantëve të paligjshëm po ushtron presion mbi shtetet fqinje të BE-së, Austrisë, Kroacisë si edhe Sllovenisë.

Ndaj në dokument nënvizohet presioni diplomatik ndaj Shqipërisë dhe Serbisë për të harmonizuar heqjet e vizave dhe për të rikthyer mbrapsht më shumë emigrantë të parregullt./Euronews

Më Shumë

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Lajmet e Fundit