6.5 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Çeku: Askush s’ka fuqi dhe aftësi ta prishë Kosovën me Amerikën, as Kurti(VIDEO)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka thënë se thënë se Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti është akuzuar për antiamerikanizëm nga partitë opozitare për t’ia ndalë hovin e punës.

“Në momentin që partitë opozitare nuk kanë gjetur diçka substanciale për ta kritikuar Qeverinë Kurti dhe fshesën antikorrupsionit, ka ndodh një lloj mobilizimi të klubit të stërvjetëruar politik për ta ndalë hovin e Qeverisë Kurti. Në ndihmë u ka dalë koncepti i antimaeirkanzimit”, është shprehur Ceku, njofton Klan Kosova.

“Nuk besoj që në Kosovë ka njeri që e ka fuqinë ose aftësinë t’ia prish marrëdhëniet Kosovës me SHBA-në. Është absurde të besohet se dikush ka asi aftësie që ta prishë Kosovën me Amerikën. As Kurti as dikush tjetër. Kjo i bie sikur ta lavdërojë Kurtin duke i dhënë gjithë këtë atribut të tillë”.

Ai ka theksuar në Info Magazine se raportet Kosovë-SHBa janë të betonuara.

“Klubi i stërvjetëruar politik, ky klub në Kosovë realisht çështjen e Amerikës ose proamerikanzimi e ka keqpërdorur për të kamufluar keqqeverisjet, korrupsionin, manipulimet që kanë ndodhur në 20 vjet. Këta që e kanë gojën plot Amerikë nuk besojmë se kanë ndonjë simpati të përnjëmend. Amerika është kamuflazhe që iu bëhet lojërave të tyre dhe veprimeve korruptive dhe jodemokratike”.

“Natyrisht që Amerika është miku më i madh i shqiptarëve. Pa ndihmën e SHBA nuk do të mund të ishim këtu ku jemi sot”.

Më Shumë

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme do të karakterizohet me kushte të ndryshueshme meteorologjike. Pritet të ketë vranësira interval...

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, Komisioni për të Pagjetur jep detaje

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka nisur kërkime në një lokacion në rajonin e Rahovecit, i njohur si “Përzhina”, në afërsi të varrezave...

Lajmet e Fundit