15.4 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Çeku i VV-së: Hoti i papërgatitur për atë çfarë e pret në Washington

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka thënë se Kryeministri Avdullah Hoti nuk është i përgatitur për takimin që pritet të zhvillohet më 27 qershor në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në Edicionin Special në Klan Kosova, ai ka thënë se pala kosovare nuk mund të shkojë e papërgatitur para një Serbie që vazhdon të jetë armiqësore ndaj Kosovës.

“Dialogu me Serbinë është shumë domethënës dhe kjo ka qenë një nga segmentet e trajtuara me seriozitet nga Qeveria Kurti”.

“Asnjëherë nuk kemi ikur nga përgjegjësia për dialog, por kemi kërkuar parime, konsensus dhe program që dialogu të prodhojë zgjidhje e jo të bëhet kështu si po bëhet tani me një qeveri ilegale që nuk përfaqëson asgjë”.

“Kjo qeveri ka vetëm 59 vota të deputetëve, mos të flasim për legjitimitetin që nuk e kanë dhe rrjedhimisht nuk mund ta përfaqësojë vendin në dialog”.

“I ashtuquajtur kryeministër bashkë me Presidentin i cili gëzon mbështetje 18 për-qind, do të jenë bartësit e një procesi i cili është jo-transparent, ne nuk e dimë agjendën dhe e dyta ata pretendojnë se do ta sjellin një marrëveshje për ratifikim në Kuvend”.

“Një dialog i tillë që po bëhet pa parime dhe pa konsensus, nuk mund të prodhojë asnjë efekt”.

“Qeveria Kurti asnjëherë nuk ka ikur nga kjo përgjegjësi, por duhet të kemi kujdes sepse në anën tjetër të tavolinës është Serbia. Me një Serbi të tillë që vazhdon të jetë armiqësore, nuk mund të shkojmë kështu të papërgatitur”.

“Jam i sigurt se Hoti nuk di asgjë, e vetmja gjë që ai di është se do të ketë një takim. Ai është i papërgatitur dhe nuk e di se çfarë e pret”./klankosova.tv

Më Shumë

Opoja i jep lamtumirën e fundit luftëtarit të Koshares, Afrim Sinani

Në prani të familjarëve, bashkëluftëtarëve, përfaqësuesve institucionalë e fetarë dhe shumë qytetarëve, sot në fshatin Zapllugje të Opojës, në komunën e Dragashit, iu dha...

Sulm fizik në fshatin Babindoll të Rahovecit: Tre të arrestuar, viktima dërgohet në spital

Tre persona në fshatin Babindoll të komunës së Rahovecit, dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore që kanë...

Lajmet e Fundit