14 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Çeku: Së shpejti nisin ndërhyrjet e para emergjente në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se së shpejti do të nisin ndërhyrjet e para emergjente në ndërtesat e rrezikuara brenda Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, Çeku ka njoftuar se përgjatë muajve të fundit kanë bërë hapa konkret.

“Kemi vlerësuar gjendjen fizike të ndërtesave brenda kompleksit, tani po nisim ndërhyrjet emergjente me karakter shpëtimi. Kemi identifikuar ekspertët më të mirë të vendit dhe nga jashtë, dje kemi themeluar Komisionin e Ekspertëve. Kemi nisur vlerësimet e para për çështjet pronësore brenda kompleksit, ndërsa nga fillimi i vitit të ardhshëm fokusi ynë do të jetë projekti i madh, pra hartimi dhe zbatimi i master-planit për kompleksin memorial.”, shkruan ai mes tjerash.

Minitri tutje shpjegon se gjithashtu në mbledhjen e tretë, që u zhvillua dje, te Komitetit ndër-ministror për kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, i cili kryesohet nga Kryeministri Albin Kurti, morën vendime të rëndësishme.

Gjatë prillit të këtij viti, Qeveria Kurti kishte themeluar Komitetin Ndërministror për përzgjedhjen e projektit dhe monitorimin e procesit të zbatimit të projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. /KultPlus.com

 

Më Shumë

Një qytet, një derbi, një betejë: Liria – Prizreni sot luhet pa shikues

Derbi i qytetit mes Lirisë dhe Prizrenit zhvillohet sot në kuadër të Ligës së Parë, pa praninë e tifozëve. Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora...

Faturat e tatimit në pronë për 2026 të gatshme për pagesë në Dragash

Zyra e Tatimit në Pronë në Komunën e Dragashit ka njoftuar se faturat e tatimit në pronë për vitin 2026 janë përllogaritur dhe tashmë...

Lajmet e Fundit