7.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Burri më i gjatë në botë shkon në Rusi që të gjejë grua për të lindur fëmijë

Sultan Kosen, i cili është 2.5 metra i gjatë, është divorcuar kohët e fundit dhe tashmë raportohet se ka udhëtuar drejt Rusisë për të gjetur gruan që do të lindë për të një djalë e një vajzë.

39 vejçari Kosen është një fermer turk që prej një tumori në gjendrën pituilare vuan nga gjigantizmi dhe akromegalia, sindromat që shfaqen kur gjendra prodhon më tepër se ç’duhet hormonin e rritjes.

Falë gjatësisë së tij të madhe ai mban rekordin botëror Guinness si njeriu më i gjatë me 2.51 metra.

Kosen, i cili është me origjinë kurde, tregon se tashmë është mësuar me të qenit i gjatë edhe pse pranon se nganjëherë i shkakton vështirësi dhe siklet.

Ai ka qenë i martuar me një grua siriane 29 vjeçare 1.75 metra të gjatë, të quajtur Merve Dibo, në vitin 2013.

Në një intervistë ai tregon se problemi kryesor me të shoqen ishte komunikimi pasi ai flet turqisht kur gruaja fliste vetëm arabisht.

Por megjithë problemin e komunikimit martesa kishte zgjatur disa vjet dhe ata u divorcuan vetëm kohët e fundit.

Tani që është përsëri ‘single’ Kosen mori një avion për të fluturuar drejt Moskës ku po kërkon nusen e tij të re tani në dhjetor..

Ai thotë se gratë ruse zotërojnë bukuri të madhe dhe një shpirt dashamirës, prandaj dëshiron një të tillë që t’i lindë një djalë e një vajzë.

Duke folur kësaj jave në programin televiziv ‘Le të flasin’, Kosen tha: “Duhet të jetë e lehtë, unë mund të mbaj familjen, nuk jam në nevojë për para”.

“Dua ta marr gruan time në Turqi, jeton në një vend historik në juglindje. Kam dëgjuar se gratë ruse pëlqejnë burra simpatikë e të sjellshëm. Besoj se nuk do të kem probleme”.

“Gratë ruse e dashurojnë burrin e tyre përgjithmonë”, shton Kosen edhe pse ishte e paqartë se sa kohë do të qëndrojë në Rusi për të kërkuar gruan e tij të radhës.

Top Channel

Më Shumë

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për dhunë në familje

Është arrestuar një person në Prizren. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij dhe gjithashtu ka dëmtuar dhe demoluar...

Ballkani fiton dhe e konsolidon pozitën e parë në tabelë

Ballkani e ka konsoliduar udhëheqjen e tabelës së Superligës së Kosovës në futboll, duke bërë dy pikë më shumë se sa Drita dhe pesë...

Lajmet e Fundit