16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Çeku: Sporti, prioritet i Ministrisë dhe Qeverisë

Komiteti Olimpik i Kosovës sot zgjedh organet e reja drejtuese për katër vitet e ardhshme. Për këtë, Asambleja e Përgjithshme e KOK-ut ka mbajtur punimet, nëpërmjet të cilave ka zgjedhur kryetarin dhe organet tjera drejtuese.

Për të përshëndetur delegatët e Asamblesë së KOK-ut dhe për të uruar për mbarëvajtje të punimeve, mori pjesë edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i cili i përgëzoi për punën dhe sukseset e arritura sportistët dhe trajnerët tanë të cilët përkundër faktit që pandemia ka krijuar në situatë të vështirë edhe për sportin edhe aktivitetet sportive, duke kufizuar pjesëmarrjen në gara brenda dhe jashtë vendit, kanë arritur të përfaqësojnë Kosovën në arenën kombëtare dhe atë ndërkombëtare.

“Uroj të na përfaqësoni denjësisht dhe të bëni krenar çdo qytetar të Kosovës me të arriturat tuaja në sport duke u kurorëzuar edhe me medalje”, tha ndër të tjera Çeku, duke i falënderuar dhe Majlinda Kelmendin e Driton Kukën për medaljen e fituar në LO Rio 2016, duke e konsideruar se kanë bërë krenar secilin në Kosovë.

“MKRS-ja dhe Qeveria do ta ketë prioritet sportin bazuar në programin e saj me qëllim avancimin dhe zhvillimin e sportit duke modernizuar infrastrukturën, masivizuar sportin nëpërmjet sportit shkollor dhe sportit për të gjithë, identifikimin dhe zhvillimin e talenteve në sport, fuqizimin e aktivitetit sportiv e fizik në ruajtjen e mirëqenies shoqërore”, veçoi tutje ministri.

Ministri Çeku tha se si ministër por edhe MKRS-ja do të bashkëpunojë me udhëheqësinë e re të KOK-ut e cila pritet të dalë pas procesin zgjedhor dhe u uroi suksese kandidatëve për pozitat që garojnë për ciklin e ardhshëm olimpik në Kosovë.

Më Shumë

Shtylla rrezikon banorët në Prizren

Për gjashtë vjet rresht, një shtyllë elektrike që është e tej ngarkuar me kabllo po rrezikon banorët e një shtëpie në rrugën "Edit Durham"...

U raportua për disa deponi ilegale të mbeturinave, Komuna e Suharekës bën rregullimin e tyre

Ditë më parë qytetarët e Komunës së Suharekës kishin dërguar në “Ndreqe.com” gjashtë ankesa për deponi ilegale të mbeturinave. Sipas një postimi në rrjetin social...

Lajmet e Fundit