Çështja e sigurimit të vaksinave, të mërkurën Oliver Varhelyi vjen në Kosovë

Komisionieri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, të mërkurën do ta vizitojë Kosovën, ku do të takohet me përfaqësues të institucioneve për të diskutuar rreth çështjes së vaksinave anti COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur ai në llogarinë e tij në Twitter, duke shtuar se këtë vizitë do ta zhvillojë në një kohë kur Ballkanit Perëndimor do t’i dhurohen vaksinat kundër koronavirusit, si pjesë e ndihmës nga Bashkimi Evropian, njofton Klan Kosova.

“Do të udhëtoj drejt Ballkanit Perëndimor për të përçuar mesazh të qartë: Ne kujdesemi! Ne kujdesemi për partnerët tanë dhe kujdesemi për punëtorët e tyre shëndetësorë dhe ata më të rrezikuarit. Shpërndarja e vaksinave konfirmon përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të ofruar përkrahje, siç kemi bërë që nga shpërthimi i pandemisë”.

Kujtojmë se Komisioni Evropian dhe Austria më 20 prill kanë njoftuar se në total 651 mijë doza BioNTech / Pfizer do të dorëzohen në rajon në këste javore nga fillimi i majit deri në gusht./klankosova.tv

Më Shumë

U zhduk nga shtëpia në Prizren, 14-vjeçarja gjendet pas disa orësh dhe kthehet te familja

Ka përfunduar me fat rasti i zhdukjes së një vajze të mitur nga Prizreni, e cila ishte larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes,...

PDK në Prizren nis fushatën me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë

Partia Demokratike e Kosovës në Prizren ka nisur sot fushatën për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së...

Lajmet e Fundit