13.1 C
Prizren
E mërkurë, 30 Prill, 2025

Çfarë do bëjë Obama pasi ta lë Shtëpinë e Bardhë?

Tani që është vendosur që libraria e presidentit Barack Obama do të vendoset në Çikago, ekzistojnë edhe ca gjëra që duhet bërë sa iu përket angazhimeve të çiftit të parë amerikan pasi Obamës t’i përfundojë mandati presidencial, shkruan “Associated Press”.

“AP” thotë se çështja kryesore është vendimi se ku do të jetoj familja Obama pasi ta lëshojë Shtëpinë e Bardhë.

Ata ende e kanë në pronësi një shtëpi në Çikago, ndërsa familja Obama kalon çdo Krishtlindje në Hauai, ndonëse ky vend nuk pritet të jetë vendbanimi i tyre i ri.

Presidenti dhe zonja e parë, Michelle Obama me siguri se do të jenë të interesuar që të vazhdojnë aktivitetet publike, ndërsa shtëpitë botuese do të jenë të gatshme të paguajnë miliona për librat e tyre të kujtimeve.

Obama ka treguar se ka për qëllim që t’iu rikthehet ligjëratave dhe punës në komunitet, diçka që ai e ka bërë para se të angazhohej në politikë.

Michelle Obama planifikon që të mbetët e angazhuar në përpjekjet e saj për të reduktuar mbipeshën te fëmijët, të ndihmojë veteranët, të inkurajojë studentët që të përfundojnë kolegjin apo shkollat teknike dhe të angazhohet për arsimimin e vajzave.

Më Shumë

Çdo gjë gati për Final 4 të Kupës, premtohet spektakël

Të premten në Federatën e Hendbollit të Kosovës është mbajtur konferencë për shtyp lidhur me Final 4 të Kupës së Kosovës në hendboll. Në konferencë...

Rrëzohet nga objekti ku ishte duke punuar, lëndohet rëndë një person në Mamushë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Mamushë është rrëzuar derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi. Rasti ka ndodhur në Mamushë,...

Lajmet e Fundit