3.9 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Çfarë janë ProHealth Cables?

Pro Health Cables janë kabllot pa halogjen (Halogen Free), materialet e të cilave nuk përpunohen me elementet e grupit halogjen. Si jopërçues, halogjenët si klori janë izolues të shkëlqyeshëm dhe për këtë arsye shpesh përdoren si materiale për mbështjellje te kabllot. Mbështjellësi më i popullarizuar i kabllove i cili përmban halogjene është “Polivinil Kloruri (PVC)”.

Halogjenët mund të dëmtojnë shëndetin, sidomos kur mbështjellësi PVC i halogjenizuar, digjet. Në rastë të shpërthimit të zjarrit në ndonjë vend, halogjenet e hidrogjenit lirohen nga plastika. Më pastaj kur halogjenët kombinohen me ujin, siç është uji i shuarjes së zjarrit që përdoret nga zjarrfikësit formojnë acide. Acidet në përzierje me klorin shndërrohen në acid klorhidrik.

Përveç kësaj, mund të formohen edhe përzierje e dioksinave dhe kimikaleve të tjera shumë toksike. Këto halogjene lirohen nga mbështjellësit nëpërmjet ajrit dhe kur futen në rrugët e frymëmarrjes te njerëzit, mund të shkaktojnë dëme serioze në mushkëri ose shkaktojnë edhe vdekjen. Edhe nëse dikush i mbijeton zjarrit, shëndeti i tij mund të dëmtohet përgjithmonë. Prandaj, kabllot pa halogjene (ProHealth) janë veçanërisht të rëndësishme nëse duhet t’i kushtojmë vëmendje të veçantë rrezikut që vjen nga ndonjë zjarr i mundshëm.

Pse kabllot ProHealth janë të rëndësishme për mbrojtjen nga zjarri?

Zjarri është një nga ngjarjet që mund të ndodhë si pasojë e aksidentit, pakujdesisë, mosmarrjes së masave adekuate mbrojtëse apo edhe fatkeqësive natyrore. Kabllot ProHealth, që përmenden edhe si kabllo rezistent ndaj zjarrit, prodhohen duke përdorur materiale që nuk përmbajnë jometale të rrezikshme. Në këtë mënyrë, kabllot pa halogjen, gjatë zjarrit nuk prodhojnë tym të zi dhe gazra toksikë si kabllot PVC. Gjatë zjarrit, sistemet e alarmit, dyert elektronike, ashensorët, dritat paralajmëruese dhe dritat orientuese në qendra tregtare, spitale, dhe vendbanime të ngjashme duhet të jenë në gjendje të vazhdojnë të punojnë për një kohë. ProHealth Cables kanë aftësi për të reduktuar lirimin e nxehtësisë, në këtë mënyrë mundëson vazhdimin e përcjelljes së rrymës elektrike edhe gjatë zjarrit.

ProHealth Cables ngadalëson djegien dhe përhapjen e flakës dhe me anë të teknologjisë innovative gjatë zjarrit liron disa molekula të ujit dhe me këtë rast promovon vetë-shuarjen.

Përparsitë e ProHealth Cables
– Nuk përmbajnë elemente halogjene si fluor, krom, jod dhe brom.
– Gjatë zjarrit, formohen vetëm uji dhe dioksidi i karbonit, ato nuk shkaktojnë gaz toksik.
– Nuk transmetojnë flakë.
– Shuhen vetë pasi përdoren përbërës të veçantë që përmbajnë hidroksid alumini ose magnezi.
– Dendësia e tymit që shkaktojnë gjatë zjarrit është shumë e ulët.
– Mundësojnë që përçueshmëria elektrike të mbahet për një periudhë të konside- rueshme kohore.

ProHealth Cables, nga Proton Cable

Diraktivat e reja të Bashkimit Evropian (Rregullorja e produkteve të ndërtimit dhe direktiva të tjera) imponojnë përdorimin e kabllove Halogen Free në ndërtesat dhe institucionet publike në shtetet anëtare të BE-së. Së shpejti këto rregullore do të hyjnë në fuqi edhe në Kosovë dhe shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor. Proton Cable, si kompani inovative dhe prodhues me teknologji më moderne në rajon u financua nga Komisioni Evropian për blerjen e linjës së teknologjisë së fundit për prodhimin e llojeve të ndryshme të kabllove Halogen Free të emërtuar nga Proton Cable si ProHealth Cables.

 

Më Shumë

Vetëvendosje në Prizren organizon sot ndejë me mërgimtarët

Lëvizja Vetëvendosje  në Prizren do të organizojë sot  një ndejë me mërgimtarët e Prizrenit, në Hotel "Adler". Ngjarja do të fillojë në orën 18:00 dhe...

Projekti i teleferikut të Kalasë së Prizrenit pritet të nisë në vitin tjetër

Projekti i teleferikut të kalasë në Prizren pritet të nisë vitin tjetër. Projekti që ka marrë mbështetjen e qeverisë së vendit, po hartohet nga...

Lajmet e Fundit