11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Luftat në Kafaz në Gjermani: Prizrenasi Gjoni Palokaj synon majat

Pas titullit të tij në RESPECT.FC ai tani synon edhe rripin e dytë të skenës MMA në Gjermani.

Gjoni Palokaj, lindur në Hannover, me prejardhje nga Prizreni (fshati Velezhë) të premten synon titullin në garën MMA, përkatësisht synon të marrë rripin e dytë të skenës MMA në Gjermani.

Me titull ’We love MMA60”, zhvillohet meçi në Barclaycard Arena në Hamburg.

Image

Për këtë ngjarje premierë, e njohur si: ’Liga Premierë e Gjermanisë’, po përgatiten takime dhe lufta të mëdha.

Vëmendje këtyre meçeve e në veçanti, interesim ka zgjuar meçi  ndërmjet Gjoni Palokaj (Fightscholl Hannover) dhe Sulltan Hussain (Gladiators MMA Duisburg), që do të luftojnë për titullin e lakmuar në peshën pupla deri  në 66 kg.

Image

Palokaj, që është me prejardhje nga (Prizreni, fshati Velezhë) konsiderohet nga talentet më të mirë në këtë kategori (në peshën pupla).

Lidhur me meçin e tij që ka zgjuar interesim, shkruan edhe BILD  (gazeta më e madhe gjermane)  që do të transmetojë ngjarjen nga ora 22.00 me datë 29.10.2022.

Image

Gjoni, siç shihet edhe në foto në çdo fitore kremton me flamurin kombëtarë, duke mos harruar asnjëherë prejardhjen.

Më Shumë

Çitaku: Heroi Fadil Vata pati guxim ta ëndërroj lirinë

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë homazhe tek varri i heroit Fadil Vata me rastin e 34-vjetorit...

Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen

sh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot 56-vjetorin e lindjes. As kësaj radhe ai nuk do të mund të festojë pranë familjarëve të tij për...

Lajmet e Fundit