16.1 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Çfarë opinioni mund të japë Kushtetuesja për marrëveshjen, kur Kadri Kryeziu merr pjesë në tubimet e PDK’së?

Kadri KryeziuZyrtarë të lartë të PDK’së, teksa janë zënë ngushtë ditëve të fundit për shkak të mundësisë së mbetjes në opozitë, po thonë se mund ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen LDK-AAK-NISMA.

Por, a mund të japë mendim eventual kredibil Kushtetuesja, kur njëri prej anëtarëve të saj, Kadri Kryeziu, ka marrë pjesë në tubimet elektorale të Hashim Thaçit.

Marrëveshja LDK-AAK-NISMA, sigurisht se nuk përbën fare rast për Gjykatë Kushtetuese, pasi është një ujdi politike ndërmjet këtyre partive politike.

Por, nëse Partia Demokratike e Kosovës arrin në ndonjë mënyrë për ta dërguar në Gjykatë Kushtetuese “këtë lëndë” shtrohet një pikëpyetje tjetër.

Si do të jetë e mundur që njëri nga gjyqtarët e kësaj Gjykate, Kadri Kryeziu, që ka të drejtën e votës sikur gjyqtarët tjerë, të japë mendim kredibil për këtë çështje kur ka marrë pjesë në tubimet zgjedhore të PDK’së dhe Hashim Thaçit.

KadriKryeziu14

Pikërisht për këtë arsye Kryeziut edhe i ishte kërkuar dorëheqja.

Këtë e kishte bërë Florian Dushi , Anëtari i LDK’së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Ja kush gjykon për shkelje të Kushtetutës, ky bile “vlerësoi” kinse “shkeljen” e kushtetutës edhe nga ana e presidenteve të Kosovës! Nëse kjo është kështu, ky zotëria, nuk ka nevoje me e pritë të hënën për me e shkru dorëheqjen, duhet qysh sot!”, kishte shkruar Dushi.

Më Shumë

Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së dhe kandidate për presidente

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar që Vjosa Osmani të jetë kandidate për presidente dhe bartëse e listës zgjedhore të...

Nis ndërtimi i rrethrrotullimit të ri në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në lagjen "Dardania" të Prizrenit, projekt i cili synon përmirësimin e qarkullimit dhe rritjen e...

Lajmet e Fundit