UPZ, LDK-së në Prizren: Mos ndërhyni në punët tona

UPZ 45Menaxhmenti i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren e ka pritur me shqetësim reagimin e Degës së LDK-së në Prizren, që sipas tyre ka gjoja ndërhyrje politike në këtë Universitet.

Menaxhmenti konsideron se pretendimet e tyre nuk qëndrojnë aspak dhe se vetë reagimi i kësaj partie është ndërhyrje politike në punën e Universitetit.
“Konkursi i hapur më 18.04.2014, për plotësimin e vendeve të lira në administratën e UPZ-së nuk ka të bëjë aspak me fushatë por me nevojën e domosdoshme që ka ky Universitet për kompletimin e shërbimeve profesionale dhe atyre administrative, pas ndarjes së njësive akademike dhe planet që kemi për hapjen e drejtimeve të reja”, thuhet në reagimin e UPZ-së.

“Jemi të detyruar që tu rikujtojmë Lidhjes Demokratike të Kosovës se në procesin zgjedhor që është mbajtur në Universitet, ka rezultuar që një anëtar i Kryesisë së Degës së kësaj partie në Prizren të zgjedhet Dekan(Prof. Ass. Dr. Ismet Temaj, dekan i Fakultetit të Edukimit), dhe ai vazhdon që të mbajë këtë pozitë në parti edhe pse nuk ja lejojnë dispozitat ligjore dhe statutore në fuqi, për të cilën gjë duhet të reflektoj edhe vetë ky subjekt politik. “

“Kërkojmë nga partia politike LDK që të mos bëjë ndërhyrje politike në UPZ, ngase nuk është e lejuar me legjislacionin në fuqi dhe se menaxhmenti i universitetit nuk do ta lejoj në asnjë mënyrë një ndërhyrje të tillë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dragashi diskuton inventarizimin e shërbimeve komunale dhe planin zhvillimor komunal

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme...

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me turneun e veteranëve të futbollit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit, në stadiumin e qytetit “Përparim Thaqi” është mbajtur Turneu Tradicional i Veteranëve...

Lajmet e Fundit