Christian Bale si Enzo Ferrari

Në filmin e tij të ardhshëm, Christian Bale do të interpretojë Enzo Ferrarin, dizajnuesin e makinës më të famshme në botë, Ferrarit.

Sipas ‘Deadline’, filmi biografik që ende nuk ka një emër do të ketë regjinë e Michael Mann.

Filmi do të vendoset në vitet ’50, kur Enzo ishte në të pesëdhjetat, dhe do të tregojë ngritjen e Ferrarit si një automjet luksi.

Mann është shumë i lidhur me makinën italiane.

Ai ka bërë regjinë e një videoje promocionale për makinën sportive Ferrari California në vitin 2008 dhe ka garuar në Ferrari Challenge, një kompeticion që është vetëm për ata të pasur që zotërojnë një Ferrari.

Më Shumë

Incident në Prizren: Turistja japoneze lëndohet pas përplasjes me qen endacak gjatë vizitës kulturore

Gjatë një turi kulturor në qytetin e Prizrenit, një vizitore nga Japonia ka pësuar lëndime pasi është rrëzuar si pasojë e një incidenti me...

Liria – Dinamo, nesër barazhi për Superligë

Liria dhe Dinamo do të përballen nesër në ndeshjen vendimtare të playoffit të Ligës së Parë të Kosovës, ku në lojë është një vend...

Lajmet e Fundit