Christian Eriksen do kryejë ndërhyrje në zemër

Mesfushori i Inter-it, Christian Eriksen do të vendosë një pajisje, e cila do të monitorojë rrahjet e zemrës së tij dhe mund të kontrollojë çdo anomali me goditje të vogla elektrike.

Mjeku i ekipit kombëtar Morten Boesen ka qenë në kontakt me specialistin e zemrës në Rigshospitalet dhe ky është statusi më i fundit lidhur me Christian Eriksen.

“Pasi Christian ka kryer të gjitha ekzaminimet e ndryshme të zemrës, është vendosur që ai duhet të ketë një ICD (starter zemre)”, shkruhet në deklaratën e tij.

Kjo pajisje është e nevojshme pas një sulmi kardiak për shkak të shqetësimeve të aritmisë.

Danezi është duke u rikuperuar në spital, pasi pësoi një arrest kardiak në fushë gjatë humbjes 1-0 së kombëtares së tij ndaj Finlandës.

Ai ka theksuar dëshirën e tij për të kuptuar se çfarë e shkaktoi ngjarjen traumatike.

Ai vijon t’i nënshtrohet testeve, por ndërkohë, ekipi kombëtar danez ka konfirmuar se ai do të jetë i pajisur me një defibrilator kardioverter të implantueshëm i cili do të ndihmojë në mbajtjen e rrahjeve të zemrës së tij në ekuilibër pas arrestit kardiak.

/Albanianpost.com

Më Shumë

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Lajmet e Fundit