33.8 C
Prizren
E enjte, 15 Korrik, 2021

Sërish shpallet i pafajshëm ish-inspektori i Komunës së Prizrenit i akuzuar për keqpërdorim të detyrës

 Ish-inspektori i tregut në Komunën e Prizrenit, Fatmir Gashi është shpallur sërish i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prizren.

Ai akuzohej se kishte keqpërdorur pozitën zyrtare, pasi kishte dhënë pëlqimin për ushtrimin e veprimtarisë së biznesit për lojërat e fatit “Game Plus” në Prizren, e cila njësi gjendej 300 metra afër xhamisë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kryetarja e trupit gjykues, Raima Elezi tha se Gashi është liruar nga akuzat në mungesë të provave. Sipas saj, nuk është provuar se Gashi ka kryer veprën penale për çka akuzohej.

Gjykatësja tha se palët e pakënaqura me këtë aktgjykim kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, në afatin prej 15 ditë nga pranimi i aktgjykimit në formë të shkruar. Ndërkaq, shpenzimet e procedurës penale bien në barrë të gjykatës.

Kjo është hera e dytë që Gashi shpallet i pafajshëm për këtë vepër penale.Ai ishte liruar nga akuza e njëjtë edhe në mars të vitit 2020.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore Prizren të ngritur më 24 maj 2019, Fatmir Gashi akuzohej për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Fatmir Gashi akuzohej se me 29 gusht 2014 në cilësinë e personit zyrtar si inspektor komunal i tregut në kuadër të Drejtorisë së Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare apo autoritetin zyrtar nuk i ka përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari me dashje shkel ligjin lidhur me detyrat e tij, në atë mënyrë që në kundërshtim me nenin 66 të Ligjit për Lojërat e Fatit, jep pëlqimin për ushtrimin e veprimtarisë së biznesit për lojërat e fatit “Game Plus”, për njësinë në Prizren, në rrugën “Jusuf Gërvalla”, e cila njësi është 300 metra afër xhamisë.

Sipas aktakuzës, thuhet se në bazë të këtij pëlqimi, ky biznes është licencuar nga Divizioni për Lojërat e Fatit, me ç’rast biznesit në fjalë i sjellë dobi duke ia aprovuar kërkesën dhe duke e lejuar që ta ushtrojë veprimtarinë e tij, deri me 28 korrik 2017, kur Divizioni për Lojërat e Fatit i ATK-së e mbyll këtë veprimtari./BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Sot, dita më e nxehtë e javës

Mot i nxehtë dhe me vapë do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë së mërkurës e së enjtes.   Sot pritet të jetë maksimumi i temperaturave...

Vazhdon inspektimi në marketet ushqimore në Malishevë

Komuna e Malishevës ka njoftuar se është duke vazhduar inspektimi në marketet ushqimore në gjithë territorin e kësaj komune. Në njoftimin për media të komunës...

Sot varroset polici që u gjet i vdekur në Tupec të Prizrenit

Polici Bafti Mehmeti do të varroset sot në Prizren. Varrimi bëhet në ora 16:50 Polici Mehmeti është gjetur pa shenja jete në fshatin Tupec. Shkaku i vdekjes...

Temperatura të larta edhe sot

I nxehti afrikan ka sjellë temperatura të larta në Kosovë ndërkohë që edhe të enjten pritet të jetë shumë nxehtë, njofton Prishtina Weather. Mbetet shumë nxehtë...

Adelina nuk di të ndalet, poston fotot s*ksi me bikini

Këngëtarja Adelina Tahiri ka nisur pushimet në plazh së bashku me bashkëshortin e saj. Dhe ajo ka ndarë disa poza joshëse me ndjeksit në rrjetet...

La derën e ballkonit hapur për t’u freskuar, në mëngjes 27-vjeçarja gjen komshiun në shtrat duke e ngacmuar

Një ngjarje tronditëse ndodhi dje në Palermo të Italisë. Një grua gjeti në mëngjes, në shtratin e saj komshiun, i cili kishte hyrë fshehurazi...

Një bujk në Gjonaj të Prizrenit sulmon fizikisht shoferin e kombajnës që nuk ia korri grurin

Një bujk në fshatin Gjonaj të Prizrenit nuk ia ka falur shoferit të kombajnës refuzimin që të mos e korrë grurin në arën e...

Në Prizren vendoset pllaka përkujtimore për viktimat e masakrës së Srebrenicës

Deputetja e komunitetit boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, me bashkëpartiakët e saj, ka vendosur një pllakë përkujtimore për viktimat e masakrës së...

Ministria e Shëndetësisë: Varianti Delta i COVID-19 mund të dominojë në Evropë

Zëvendësministrja e Ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku është vaksinuar sot kundër COVID-19. Përmes  një njoftimi Ministria e Shëndetësisë ka tërhequr vërejtjen për rrezikun që i...

Pse romani “Njëqind vjet vetmi” është përjetësisht i dashur

Nga Veronica Esposito Në krye të këtij viti bëra vizitën time të parë në Kolumbi. Gjatë qëndrimit tim, u njoha me shumë nga emblemat rreth...

Nga e mërkura do të zgjatet orari i gastronomisë, dasmat deri në orën 01:00

Oda e Hotelierisë ka bërë të ditur se nga Ministria e Shëndetësisë i kanë njoftuar për zgjatjen e orarit të punës në gastronomi deri...

Haskuka, Millaku dhe Daullxhiu në garë të VV-së për kryetar të Prizrenit

Mytaher Haskuka, Drita Millaku dhe Irfan Daullxhiu, janë në garë të brendshëm në Lëvizjen Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit. Emrat e tyre, sot janë dërguar...

LDK-ja në Prizren kritikon pushtetin lokal për vonesat në dezinsektim të ambientit

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Prizren ka kritikuar pushtetin lokal për vonesat në realizimin e projektit për dezinsektimin e ambientit. "Qytetarët e Prizrenit janë...

Policia gjen disa lloje të drogave në Prizren, prangoset një 23 vjeçar

Informacionet dhe dyshimet se në një shtëpi në rrugën “Jusuf Gërvalla”, në Prizren, ka substanca narkotike, nxitën Prokurorinë Themelore në Prizren që në bashkëpunim...

Shkrimtari Besnik Mustafaj fton miqtë e tij ta lexojnë “Eskadronët e vdekjes” të Bardhyl Mahmutit

Shkrimtari i njohur shqiptar Besnik Mustafaj, veprat e të cilit janë përkthyer në shumë gjuhë të botës, e cilëson romanin “Eskadronët e vdekjes” të...

Lumir Abdixhiku ia konfirmon kandidaturën Anton Qunit për kryetar të Prizrenit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar kandidaturën e deputetit të këtij subjekti politik, Anton Qunit, për kryetar të Komunës...

Lajmet e Fundit