4.7 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

CIA: Berisha, ndihmë nga bota islamike për ushtrinë

Shërbimi sekret amerikan ka shprehur shqetësimin se qeveria e Presidentit Sali Berisha, në vitin 1994, kishte kërcënuar se do të merrte ndihmë ushtarake nga vendet islamike.

Në një dokument të CIA-s përmenden qartësisht Irani dhe Libia, si vendet që Tirana i shikonte të mundshme për t’iu drejtuar për ndihmë.

“Në të shkuarën, ata kanë kërcënuar se do të drejtohen për ndihmë te shtetet islamike radikale, si Irani dhe Libia, nëse Perëndimi nuk do të përgjigjet”, thuhet në dokumentin e CIA-s, referuar gjendjes së ushtrisë shqiptare.

Shqetësimi amerikan nuk kufizohet vetëm këtu.

Në vijim të dokumentit të agjentëve amerikanë thuhet se, “disa nga aleatët e NATO-s nuk i kanë kushtuar asnjë vëmendje nevojave të Shqipërisë për sigurinë dhe Tirana ka kërcënuar për t’u kthyer për ndihmë te bota islamike,…..

Turqia, vendi i vetëm islamik në NATO, ka furnizuar në mënyrë periodike me instruktorë njësitë shqiptare dhe po edukon disa oficerë shqiptarë në akademinë e saj ushtarake; Malajzia së fundmi pranoi të trajnojë disa oficerë shqiptarë”, thuhet në dokument, ku një pjesë e tekstit mbetet ende e mbuluar nga sekreti, pikërisht në pjesën ku renditen disa emra shtetesh. /Shekulli/

Më Shumë

Prokuroria e Prizrenit kërkon 30 ditë paraburgim për dy të dyshuar për ryshfet në Vërmicë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy...

Pa pritje të gjata këtë mëngjes në pikat kufitare – maksimumi deri në 10 minuta për të hyrë në Kosovë

Mërgimtarët që po hyjnë në Kosovë këtë mëngjes të së mërkurës nuk po përballen me pritje të gjata në pikat kufitare. https://prizrenpress.com/428407-2j/ Sipas të dhënave të...

Lajmet e Fundit