Çiljeta: Nuk ia drodha PD-së, kjo është puna ime

Këngëtarja Çiljeta shuan zërat për një “tradhti” ndaj PD-së, pasi u pa duke kënduar në një miting të LSI.

Çiljeta deklaroi për revistën “Java” se ajo është këngëtare dhe si e tillë do të këndojë kudo që ta thërrasin.

“Unë nuk ngatërroj bindjet politike me profesionin, më ftoi LSI dhe këndova, madje do këndoj edhe për PDIU para zgjedhjeve”, deklaroi Çiljeta.

Megjithatë ajo konfirmoi faktin se në PD nuk e marrin më në konsideratë.

“Unë nuk jam e angazhuar në PD dhe kjo jo për fajin tim, megjithatë bindjet e mia dhe simpatia për PD nuk kanë ndryshuar”, tha këngëtarja./Mapo/

Më Shumë

Sulmoi fizikisht vajzën e tij, arrestohet i dyshuari në Malishevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Malishevë për dhunë në familje. Rasti ka ndodhur të mërkurën. “Malishevë 20.05.2026, NN....

Arpagjik’t me mesazh pas finales: Shihemi sezonin tjetër me një Bashkim edhe më të fortë

Grupi i tifozëve “Arpagjik’t Prizren” ka reaguar pas përfundimit të sezonit të KB Bashkimi, duke falënderuar tifozët për përkrahjen gjatë gjithë kampionatit dhe duke...

Lajmet e Fundit