11.2 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Cineuropa: Visar Morina fitues me “Exil”

Po shfaqet suksesshëm në kinematë gjermane. Kritika, sakaq, ka dalluar “kompleksin” e të qenit emigrant. Në jetën e përditshme, të dy personazhet kryesore: një çift i ardhur nga Kosova, së bashku dhe veç e veç, ndeshen përditë me “shikimet e çuditshme” të vendasve… 

Regjisori Visar Morina, me filmin “Exil”, është fituesi i çmimit të magazinës “Cineuropa” në kuadër të Festivalit të Sarajevës.

Cineuropa është magazinë e profesionistëve të kinemasë dhe filmit evropian dhe ky çmim, i jepet një filmi, që, përveç cilësive të padiskutueshme artistike, promovon edhe idenë e dialogut dhe integrimit evropian.

Ndarja e çmimeve të partnerëve të festivalit të Sarajevës, i paraprin atyre kryesore që do të transmetohen direkt mbrëmjen e sotme, duke filluar në orën 20:10.

Filmi kishte premierën botërore në festivalin e madh “Sundance”, SHBA dhe atë evropiane në Berlinale, në shkurt të këtij viti, ndërsa shfaqja në Sarajevë ishte premiera rajonale e filmit të regjisorit kosovar, Visar Morina.

Filmi rrëfen tregimin e Xhaferit, një inxhinier kimist me origjinë nga Kosova, i cili ndihet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhyt atë në krizën e identitetit.

Më Shumë

Aksion kundër fajdes në Prizren

Njësitë e Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar kanë zhvilluar sot një veprim policor në Prizren, në kuadër të një hetimi që lidhet me veprën...

Arrestohet një person në Prizren, i gjenden marihuanë, kokainë dhe një thikë

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve. Sipas burimeve, rasti ka ndodhur më 17 mars 2026,...

Lajmet e Fundit