8.8 C
Prizren
E mërkurë, 5 Tetor, 2022

Cirkusi Halligali dhe disfata për veriun

Bekim rexhepiBekim Rexhepi

Tashmë duhet pranuar faktin që Serbia për 10 vite e më shumë ka jetuar nga plaçkitja që i ka bërë Kosovës gjatë luftës. Për ti ardhë vërdallë këti argumenti mbase duhet shtuar apo plotësuar edhe këtë fakt të fundit ku serbet dhe një pjesë e vet Serbisë, akoma edhe me gjatë do të mund të jetojnë nga marrëveshja e fundit me Kosovën që u zhvilluan për veriun e saj. Veriu i Kosovës tashmë është një konjukturë serbe, definitifisht jashtë juridiksionit shtetëror të Kosovës sepse kjo tashmë u bë me anë të marrëveshjes Thaçi – Daqiq. Përfundimisht krahu politik i “luftës” u devalvuar nga vlerat e saja nacionale, ata qe nga pas lufta bënë koncesione të shumta për të përfituar deklarativisht daljen e pakicës serbe në zgjidhjet e 3 nëntorit, që pritet të mbahen. Kaq e dhimbshme për ta pohuar, por edhe me e dhimbshme për të mos e pranuar. Kaq dhurata për asgjë!. Kështu mund të cilësohet disi kasta politike e Kosovës, e cila para se të zhvillonte interesin shtetëror ka zgjedhur të finalizoj interesin e saj personal. Në pritjet e mëdha për gjasa dhe shpresa, duket se kemi pasur ngushëllime dhe humbje kohe, kjo ka qenë virtyti i politikës aktuale, qe në emër të shtetit përfundimisht duket se vrau më shumë vet shtetin. Perëndimi ka dështuar në Kosovë sepse ka besuar në vullnetin politik dhe është ndrojtur para kërcënimeve të ashtuquajturat të shefi të qeverisë aktuale se do ta prishi stabilitetin në veri!…

Por, më keq ka qenë dështimi i vet shqiptarëve, madje me vetën e tyre, sepse vullneti për të qartësuar shtetin ligjor e kushtetues për kaq vite ka rënë nga provimi, madje me asgjë nuk kemi treguar se baza e shtetit është funksionimi i ligjit kushtetues. E as me kërcënimet e ashtuquajtur për marrje të veriut me dhunë. Ndërsa nga prova e dështuar e hyrjes në veri e forcave të Kosovës, ka përfunduar sepse janë bërë koncesione të dhimbshme të cilat nuk mund të kompensohen më. Ky ka qenë cirku i politikës aktuale ne lidhje me politikën shtetërore e nacionale të Kosovës.

Disfata për veriun është evidente, shqiptarët u kanë dhënë gjithçka kriminelëve të hallakatur në veri të Kosovës. Madje tash edhe pas futjes së MUP-it serb në veri – finalizohet deri diku rezoluta 1244-er e cila jo në këtë përmasë, e shihte edhe kthimin e strukturave ushtarako policore serbe në Kosovë. Ne mund ti shërbejmë iluzionit dhe retorikës politik për një veri me juridiksion të Kosovës, ndërsa realiteti i gjërave në veri e ka bërë të vetën dhe pak kush beson ne sensacione politike. Veriu është certifikuar ne marrëveshje se do të jetë juridiksion më vete, neutral me Kosovën dhe i “ndaluar” nga misionet ndërkombëtare të ribashkohet me Serbin. A u fal? A u shit veriu i Kosovës, për pesë para? Këtyre përgjigjeve nuk u del më briri. Po shihet në diell e përditë.

Në fillim të javës së ardhshme fillon ‘CIRCUS HALLIGALLI’, dhe mysafir në studio është Peer Steinbrück, një politikan gjerman, i cili që nga 2002 e deri 2005 ishte Ministerpresident i landit të Nordrhein-Westfalen, ndërsa nga 2005 e deri në 2009 ministër i financave dhe udhëheqës i SPD-së. Në ‘CIRCUS HALLIGALLI’, është bërë e qartë tashmë për opinionin publik se temë e këti debati do të jetë; “Nga proçka tek proçka”…

Nga proçka tek proçka, ndodhet edhe populli shqiptar i Kosovës, i cili është i shkolitur me gjendjen e vetë të rëndë, është bërë imun i vetvetes dhe nuk po kërkon ndryshime, madje sikur ndryshimet nuk i duhen apo se ka nevojë të pashtershme për të konsumuar akoma edhe më shumë proçka – politike.

 

Më Shumë

Ish-drejtori i CIA-s: SHBA-të dhe aleatët do të shkatërronin trupat ruse dhe do të fundosnin flotën e saj të Detit të Zi – nëse...

Një ish-drejtor i CIA-s paralajmëroi se SHBA-ja dhe aleatët e NATO-s do të shkatërronin forcat ruse nëse presidenti rus Vladimir Putin përdor armë bërthamore...

Dua Lipa shfaqet nudo në rrjetet sociale (foto)

Dua Lipa është vazhdimisht aktive në rrjetet sociale, duke postuar fotografi dhe video kryesisht nga ngjarjet e saj muzikore. Mirëpo së fundmi, këngëtarja kosovare me...

Lajmet e Fundit