11.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

City i bindur se është favoriti kryesor për Messin

Manchester City është i bindur se është në lider në garë për t’i siguruar shërbimet e Lionel Messit, nëse argjentinasi e braktis Barcelonën pas turpërimit të madh që e pësoi në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Të kaltrit janë në gjendje t’i ofrojnë Messit para sa t’ia dojë qejfi atij, në mënyrë që ta joshin të ribashkohet me Pep Guardiolën në Etihand, sipas Mirror.

City beson se është lider në garë për 33-vjeçarin, nëse ai vërtetë vendos ta kërkojë një sfidë të re larg Barçës.

Barcelona është në krizë të thellë pas një sezoni pa asnjë trofe, në të cilin trofeun e La Ligës ia dorëzoi rivalit Real Madrid dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve në mënyrën më të turpshme të mundshme, duke u mposhtur 8:2 nga Bayern Munich në çerekfinale.

Messi u largua nga fusha e lojës në Lisbonë si një njeri plotësisht i shkatërruar, pasi një viti gjatë të cilit e ka kritikuar presidentin Josep Maria Bartomeu dhe hierarkinë e klubit për mënyrën se si po e udhëheqin atë.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë e ka një klauzolë në marrëveshjen e vet me Barcelonën, e cila ia mundëson largimin pas çdo sezoni pa asnjë qindarkë.

Sipas Mirror, City është duke pritur ndonjë tregues nga Messi se ai po e mendon largimin nga Barcelona e tij e dashur pas plot 16 vjetëve.

Më Shumë

Këngëtari mesazh shqiptarëve: Kërkoj falje që Greqia ju ka lënduar!

Këngëtari grek, Andonis Remos, ka performuar mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve, Tiranë. Pas performacës këngëtar ka mbajtur një fjalim të shkurtër, ku...

Kryeziu: Serbia vazhdon me regjimin e Millosheviqit, pavarësisht që kanë ndryshuar njerëzit

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, thotë se Serbia me veprimet e ngjashme si ato të sotme që ndaloi kosovarët në pikat kufitare, po tregohet...

Lajmet e Fundit