City synon një epokë dominimi me Guardiolan e palodhshëm

Kampioni i Premier Leagues, Manchester City, është i shtyrë nga dëshira e palodhshme për sukses e Pep Guardiolas dhe do të jetë edhe më i uritur për trofe stinorin e ardhshëm.

Kështu vlerëson kryetari i Cityt, Khaldoon Al Mubarak, shkruan Koha Ditore.

Ish-trajneri i Barcelonës dhe i Bayern Muenchenit, Guardiola, iu bashkua Cityt në vitin 2016 dhe e udhëhoqi skuadrën këtë stinor drejt titullit në Premier League me një shifër rekorde prej 100 pikëve dhe po ashtu fitoi League Cupin.

“Ne kemi një trajner si Pepi që është i palodhshëm. Nuk do të ketë asnjë vetëkënaqësi apo relaksim, këtë mund t’iu garantoj. Pritjet e mia dhe të trajnerit janë që kjo skuadër do të vazhdojë të përmirësohet. Nuk kam dyshime se këtë verë do të kthehemi dhe do të jemi edhe më të uritur e më agresiv. Ne do të vazhdojmë të rritemi dhe të përmirësohemi”, ka deklaruar Al Mubarak për faqen zyrtare të Cityt.

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Lajmet e Fundit