7.9 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Cliff nuk i pajton Thaçin e Haradinajn, PDK kthehet kah LDK

IanCliff6-12Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk kanë arritur ta finalizojnë një akord për bashkëqeverisje, për çfarë u bisedua seriozisht mbrëmë dhe sot.

Klan Kosova mëson se për këtë ka ndërmjetësuar ambasadori britanik, Ian Cliff, i cili në dy ditët e fundit ka takuar liderët e subjekteve politike në fjalë. Ai sot është parë në selinë e AAK-së ku, ndër tjera, sipas zyrtarëve të kësaj partie, ka folur për rëndësinë e një koalicioni qeveritar stabil.

Por, një takim që u zhvillua në orët e para të mbrëmjes së sotme, rezultoi me shprehje të besueshmërisë së brishtë që PDK dhe AAK kanë për njëra-tjetrën, duke bërë që bisedimet të mos e arrijnë qëllimin.

Zhvillimi i fundit, siç iu tha televizionit Klan Kosova nga burime ndërkombëtare, i ka hapur dyert një negocimi të mundshëm të partisë së Hashim Thaçit me LDK-në, duke ditur se edhe kjo e fundit është prishur me AAK-në për postin e kryeministrit, duke këputur kështu shpresat për bashkëqeverisje të opozitës së vjetër.

Këto informacione nuk kanë mundur të konfirmohen zyrtarisht nga ambasada britanike, por as nga partitë, me gjithë që zyrtarë të të gjitha subjekteve politike partive kanë pranuar se janë duke ndodhur zhvillime interesante.

Megjithatë, mësohet se nisma e emisarit londinez Cliff, për të pasur sa më shpejt një koalicion qeveritar stabil që vazhdon dialogun me Serbinë dhe shpejton punët për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte – e cila duhet të miratohet nga Kuvendi, në pak muaj – ka mbështetje në parim edhe nga Washingtoni. /Klan Kosova/

Më Shumë

Në emër të kamatës tentuan t’ia merrnin pronat me vlerë rreth 1 mln euro/ Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim ndaj të dyshuarve

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar paraburgim prej 30 ditësh ndaj të E.K. dhe A.K. nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Fajdeja”. Sipas kërkesës...

Përkujtohet Komandant Guri

Në Carralevë është mbajtur një ceremoni përkujtimore me rastin e përvjetorit të vdekjes së Komandantit Jetullah Qarri – Komandant Guri, ku u nderua jeta...

Lajmet e Fundit