5.3 C
Prizren
E premte, 20 Shkurt, 2026

Ç’mendonte Darvini për femrat?

“Nëse arrij të jetoj deri në të 80-at, nuk do resht së mahnituri, duke e zbuluar veten si shkrimtar”, i shkroi Çarls Darvini një shoku në nëntor 1837.

Darvini ishte 28-vjeç, i nxirë nga dielli pasi kaloi pesë vjet në bordin e anijes “Beagle”, ishte kthyer në Angli për të rigjetur veten.

I njohur në qarqet shkencore për informacionet e detajuara me arritjet e tij, me karrierë shkencore kishte lënë pas shpatullave idenë për të punuar pastor, për t’u zhytur në historinë e natyrës.

Prej muajit mars jetonte në një apartament në “Great Marlborough Street”, pranë Muzeut Britanik, afër të vëllait, Erasmusit. Rrugët e pista të Londrës ishin një çmendinë e shitësve ambulantë, fëmijëve çapkënë, kafeneve-lëvizëse dhe policëve kapelegjatë.

Pas një zënke për paratë, Darvini u ul në një tryezë mes letrash dhe librash, duke vështruar një ndërtesë të shëmtuar përtej rrugës, duke menduar për riprodhimin, konkurrencën dhe luftën për jetën.

Do të kalonin 22-vjet para se të botonte “Mbi origjinën e specieve”. Pranverën e ardhshme, ai shkoi në një festë tek i vëllai. Erasmusi 33-vjeçar i ngjante Çarlsit: ballëlartë, buzëqeshje e shkujdesur, mustaqe.

Darvini e quante Erasmusin një mikpritës “të shkëlyqer” festash. I admironte zgjuarsinë dinake, njohuritë për artin dhe letërsinë. Më pas i fuqishëm dhe energjik si Çarlsi, Erasmusi nuk ndoqi asnjë karrierë tjetër veç shoqërimit me njerëz të kualifikuar, ku përfshiheshin historiani dhe eseisti, Thomas Carlyle, dhe matematikani dhe inxhinieri, Çarls Babbage, i cili vetëm një vit më parë kishte zbuluar kompjuterin mekanik “Motorin Analitik”, një pasardhës i “Motorit të Diferencës”.

Çarls u lumturua që shërbëtori i Erasmusit, Sally, kishte përgatitur një gosti të shijshme ku përfshihej edhe salmoni, madje vërejti se vetëm ëmbëlsira i kushtoi Erasmusit tetë shilinga dhe gjashtë pensë.

Gostia i dha shkrimtarit të ri mundësinë të bisedonte me Harriet Martineau, një gazetare frytdhënëse dhe sociologe pioniere, e cila mbrohej me shkrimet e saj. Mbretëresha Viktoria ishte admiruese e saj, çka bëri që Martineau të merrte pjesë në kurorëzimin e saj atë qershor.

Martineau gëzonte një ndikim dhe famë që Darvini, nuk arrinte ta çonte nëpër mend. Për më tepër, Martineau, e kishte hartuar bibliografinë e saj pa pasur nevojë për përparësitë që siguronin shkallaret dhe rrjetat e sigurisë për burrat e klasës së Darvinit.

Ai nuk e kishte njohur kurrë varfërinë, pasi i ati ua kishte bërë të qartë se Çarlsi, si Erasmusi, nuk kishin pse të shqetësoheshin për paratë. Përkundrazi, Martineau, fare e re ishte detyruar nga falimentimi i biznesit të tekstilit të të atit, të ndihmonte familjen përmes qëndismave dhe shkrimeve.

Darvini e kishte takuar para një viti e gjysmë, gjatë vizitës së parë në Londër, pas kthimit në Angli. Erasmusi ishte mik i ngushtë i Martineau, nëse jo më shumë, dhe ishte “me të në mesditë, mëngjes e mbrëmje”, i shkroi Darvini së motrës, Suzanës.

Miku dhe mentori i tij, gjeologu Çarls Lyell, i kishte telefonuar së fundmi Martineau dhe gjeti një trëndafil të bukur në tavolinë, për të cilën ajo u shpreh: “Ma dha Erasmus Darvini”.

Lyell e gjeti të rrethuar nga redaktorë dhe shkrimtarë për revistën “Edinburgh Review”. Ajo kryesoi këto sallone, pavarësisht shurdhësisë, vizitorë që i këlthisnin gati në timpanin e veshit.

Duke kundërshtuar nocionin se feminiteti ishte një handikap, ajo këmbënguli, në “Shoqëria në Amerikë”, se vetëm shurdhësia paraqiste një pengesë serioze.

“Unë mbaj një timpan besnik të jashtëzakonshëm, një instrument i cili duket se ushtron njëlloj force fituese, me anë të të cilit përfitoj më shumë në biseda kokë më kokë, sesa u ofrohet atyre që dëgjojnë biseda të përgjithshme”.

Martineau pinte puro, ishte personalitet i gjallë dhe e mirëpritur në qarqet e artistëve, intelektualëve dhe politikanëve. Kishte reputacion jo të mirë për thjeshtësinë dhe mungesën e manikyrit femëror.

“U habita kur pashë, – i shkroi Darvini së motrës, Karolinës, pas takimit të parë, – sa e shëmtuar që ishte”. Ata folën “për një sërë subjektesh të ndryshme”. Po ashtu, si burrat e tjerë që e njihnin, Darvini e konsideroi Martineau “të mbingarkuar me projektet, mendimet dhe aftësitë e veta”.

Në vend që të pohonte me kokë idetë e burrave, ajo njihej për përgjigjet e saj.

Në 1833, konservatorja “Fraser’s Magazine” pranoi statusin e Martineau, atëherë 31-vjeç, duke i kushtuar hapësirë të konsiderueshme argumentimit të konkluzioneve të saj, po edhe duke i qesëndisur pamjen.

Vepra e dytë: “Mbi edukimin e grave”, një mbrojtje e pasionit për edukimin dhe një kritikë që edukimi i saj do të mbaronte kur të arrinte moshën madhore, doli kur ishte 20-vjeç.

Libri më i famshëm: “Ilustrime të ekonomisë politike”, dramatizon historitë njerëzore që paraqesin teoritë ekonomike të Adam Smith, Thomas Malthus dhe James Mill. Didaktike, nganjëherë e thjeshtë, ishte e kthjellët dhe e arritshme, madje konsiderohej si një hap para për ekonominë progresive.

Suksesi i fundit ishte “Shoqëria në Amerikë”, bazuar në dy vjet udhëtime, gjatë të cilave ajo festoi me artistë dhe ligjvënës. Vizitoi Presidentin Andrew Jackson dhe jetoi me ish-presidentin James Madison, të dy kishin skllevër, por Martineau nuk u tërhoq nga portretizimi i tmerreve të skllavërisë. Ajo kishte shkruar për të, si një mëkat më moral dhe një sistem ekonomikisht joefikas, që në fillim të karrierës.

Do gjente gjuhën e përbashkët për këtë temë me Darvinin, një abolicionist i pasionuar që kishte parë abuzimet e skllavërisë nga Afrika në Brazil.

Teoritë e tij rreth seleksionimit natyror, u motivuan pjesërisht nga dëshira për të minuar nocionet raciste të shpallura nga shkencëtarët. Ata krahasuan metodat e shkrimit. Disa nga librat e Martineau u krijuan nga ditarët e hollësishëm të udhëtimit, kjo ishte mënyra sesi Darvini kishte ndërtuar librin rreth udhëtimit të tij nëpër botë.

Martineau u tha, se kërkonte fare pak rishikim për faqet e shumta që dilnin nga pena e saj.

Darvini e mendoi të pathyeshme dhe duket se e ka shprehur këtë ide. Aspak, u përgjigj ajo; disa orë pune e lodhën. Darvini ndjeu të njëjtën gjë, madje shënoi se ndihej i kënaqur kur mësoi se Martineau nuk ishte “një amazonë e kompletuar”.

Dekada më vonë, pavarësisht shumë ndërveprimve të respektueshme dhe admiruese me Martineau, apo shkrimtare dhe filozofe të tjera femra, sikurse me motrat e tij inteligjente dhe të lexuara, gruan, kushërinjtë dhe gratë e kolegëve, Darvini e hodhi kryekëput poshtë potencialin intelektual të grave.

“Dallimi kryesor në fuqitë intelektuale të të dy gjinive, – deklaroi ai në “Prejardhja e njeriut dhe përzgjedhja në lidhje me seksin” (1871), – tregohet nga arritja e burrit në një famë më të lartë, në çfarëdo që ai të marrë, sesa mundet gruaja, pavarësisht nëse kërkon mendim të thellë, arsye ose imagjinatë ose thjesht, përdorimin e shqisave dhe duarve”.

Në 1881, reformatorja amerikane Caroline Augusta Kennard shkroi për të pyetur Darvinin, nëse e kuptonte si duhet inferioritetin e grave. Duke lënë mënjanë ironinë, ai u përgjigj: “Unë mendoj me siguri se gratë edhe pse përgjithësisht superiore ndaj burrave [në] cilësitë morale, janë intelektualisht inferiore”.

Ai pranoi se kishte “disa arsye për të besuar se vetvetiu (në ditët e sotme në rastin e Savages)” burrat dhe gratë demonstruan inteligjencë të krahasueshme, duke nënkuptuar kështu mundësinë e rifitimit të një barazie të tillë në botën moderne.

“Por për ta bërë këtë, siç besoj, – shtoi ai, – gratë duhet të jenë më të rregullta dhe të “fitojnë bukën e gojës”, siç janë edhe burrat; dhe ne mund të dyshojmë se edukimi i hershëm i fëmijëve tanë, për të mos përmendur lumturinë e familjeve, në këtë rast do të vuante shumë”.

Në të kundërt, Martineau e përshkroi Darvinin si “të mirë punësuar, me mendje të zellshme, të kualifikuar dhe gjenial”, duke e gjetur “të thjeshtë, fëminor, të përpiktë, efektiv”.

Sidoqoftë, në vitin 1838, para se t’i bashkohej lojës evolucionare dhe të rriste 10 fëmijë, lindur nga bashkëshortja, përkujdesur nga kujdestaret, puna e të cilave i ofroi mundësinë të konsiderohej babai më adhurues i epokës viktoriane.

Darvini e përmblodhi pikëpamjen admiruese për Harriet Martineau, duke i shkruar së motrës, Suzanës: “Ajo është një grua e mrekullueshme”.

Ese, Michael Sims.

Nga Besara Kaja

Albanianpost.com

Më Shumë

Presidenti Trump uron Kosovën, mbështet fuqishëm sovranitetin e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, me rastin...

Boksieri nga Prizreni, Elvin Sopaj debuton me fitore në boksin profesionist

Boksieri kosovar Elvin Sopaj ka debutuar me fitore në boksin profesionist. Boksieri nga Prizreni mundi gjeorgjianin Kristan Zili qysh në rundin e dytë. Sopaj dukshëm ishte...

Lajmet e Fundit