Aktakuzë ndaj tre personave për keqpërdorim detyre në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit L.B., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” si dhe ndaj të pandehurve U.M. dhe I.G., për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.

Sipas aktakuzës, L.B., në cilësinë e drejtorit të poliklinikës “G.” në Prizren, i autorizuar nga Ministria e Shëndetësisë për lëshimin e certifikatave mjekësore për kandidatët për patentë shofer, më 15 korrik 2023, ka tejkaluar autorizimet e tij duke lëshuar certifikata mjekësore për kandidatët B.V. dhe B.Th., pa i kontrolluar personalisht, ndonëse ata ndodheshin jashtë Kosovës. Me këto veprime, ai ka mundësuar regjistrimin e tyre për provimin e patentë shoferit në auto-shkollat “S.” në Prizren dhe “F.” në Malishevë.

Express Kredi nga BiCredit

Ndërkaq, të pandehurit U.M. dhe I.G., në cilësinë e përfaqësuesve të auto-shkollave të lartëpërmendura, kanë përpiluar dhe dorëzuar kontrata e dokumente të rreme për kandidatët e njëjtë, duke i paraqitur sikur kishin ndjekur ligjëratat teorike, megjithëse ata ndodheshin jashtë territorit të Kosovës.

Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që pas administrimit të provave dhe shqyrtimit gjyqësor, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Sot varroset i riu Albian Osmanaj

Sot do të bëhet varrimi i 27-vjeçarit Albian Osmanaj, i cili humbi jetën në ngjarjen e rëndë që tronditi fshatin Kobaj. https://prizrenpress.com/421746-2h/ Sipas njoftimit të familjes,...

Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë

Të martën, 16.06.2026, ka nisur zyrtarisht faza e rikonstruktimit të rrugës rajonale R110 Arllat–Malishevë, segment i cili lidh komunat e Drenasit dhe Malishevës. Në ceremoninë...

Lajmet e Fundit