14.5 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Çmimin “Azem Shkreli” e fiton Rushit Ramabaja

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, nesër bën ndarjen e Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe për Çmimet Vjetore për Letërsi.

Çmimi Vjetor për Vepër Jetësore do t’i ndahet shkrimtarit Rushit Ramabaja. Çmimi për prozë “Anton Pashku” shkrimtarit Fatmir Halimi për veprën “Dy vdekje e një jetë”, Çmimi “Ali Podrimja” për veprën më të mirë në poezi do t’u ndahet shkrimtarëve: Ismail Syla për “Atdheu im i ngrysur” dhe Ragip Syla për veprën “Kam drojë për ty”.

Çmimin “Vehbi Kikaj” për fëmijë dhe të rinj do ta ndajnë shkrimtarët Mexhit Mehmeti “Ecejaket e Hero Lindit” respektivisht Avni Dehari “Flakadanë e Lirisë”.

Çmimi për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë “Ibrahim Rugova” i ndahet Arben Veselaj për studimin “Tema Kadareane”, ndërkaq çmimi për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe dhe anasjelltas “Pjetër Bogdani” i ndahet Orjela Stefasanit për veprën “Njerëzit dhe ingranazhet”.

Laureatët marrin çmimet respektive në bazë të vendimit të jurisë profesionale në përbërje të Hysen Matoshit, Merxhan Abdylit, Brikenë Ceraja- Beka, Shkelqim Millaku dhe Qazim Thaçi.

Më Shumë

Vajzat e Bashkimit, një fitore para titullit

Kampionet fituan 75:72 (16:18, 20:20, 19:15, 20:19), në një super përballje të zhvilluar në Prizren. Vajzat e Bashkimit me fitoren e shënuar të dielën mbrëma...

Liria në ndjekje të Superligës, vetëm tri pikë larg kreut

Liria ka vazhduar formën e mirë në Ligën e Parë, duke marrë një fitore bindëse 5:2 ndaj Trepçës, rezultat që e mban fuqishëm në...

Lajmet e Fundit