Liga Ballkanike: Bashkimi – KK Ibar Rozaje, ky është rezultati final!

Bashkimi e ka regjistruar një fitore të madhe sonte në Ligën Ballkanike, shkruan zeri.info. Skuadra prizrenase e ka mposhtur ekipin KK Ibar Rozaje me rezultat 100:84 (22:19, 21:21, 25:19 e 32:25).

Tek ekipi Portokalli më të mirët ishin Vincent Zollo me 31 pikë, Altin Morina me 20 e Urime Zenelaj me 18 sosh. Ndërkaq, tek mysafirët Gerel Simmons ka shënuar 27 pikë e Nedim Felec 24.

Kjo ishte fitorja e pestë e ekipit kosovar, e cila e ngrit atë në pozitën e tretë me 15 pikë të grumbulluara, ndërkohë që ka edhe pesë humbje. Bashkimi me këtë rast i rrit gjasat për kalim në fazën tjetër.

Më Shumë

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, Prizreni kujton Bekim Fehmiun

Prizreni do të kujtojë figurën e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, përmes aktivitetit përkujtimor “Një...

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Lajmet e Fundit