Conte i pasigurt nëse do të jetë trajner i Interit edhe sezonin tjetër

Antonio Conte ka thënë se nuk e di nëse do të vazhdojë të jetë trajner i Interit apo jo, porse një gjë të tillë do ta diskutojë me klubin në javën e ardhshme.

Conte i pasigurt nëse do të jetë trajner i Interit edhe sezonin tjetër

Ish-trajneri i Juventusit dhe Chelseat pati një sezon të mirë debutues ku arriti ta rivalizojë Juventusin për titull të Serie A, për të përfunduar në vend të dytë, përderisa e dërgoi Interin në finale të Ligës së Evropës për ta humbur atë nga Sevilla me rezultat prej 3 me 2.

“Do të takohemi javën tjetër me klubin dhe do të vendosim për të ardhmen time. Nuk jam i sigurt se a do të jem trajner i Interit sezonin tjetër, do ta vendosim së bashku”, ka thënë Conte për Sky Sport Italia.

“Interi do ta planifikojë të ardhmen me apo pa mua”.

Më Shumë

LVV-ja në Prizren mban tubim me gra dhe vajza

Lëvizja Vetëvendosje - Qendra në Prizren ka organizuar një tubim me gra dhe vajza, ku morën pjesë përfaqësuese dhe kandidatë të kësaj partie. Në këtë...

Sonte Finalja e Madhe e Eurovision 2026, Alis do të ngjitet i pesti në skenë

Vëmendja e mbarë Evropës zhvendoset këtë mbrëmje (16 maj) në arenën spektakolare të Wiener Stadthalle në Austri, ku do të mbahet Finalja e Madhe...

Lajmet e Fundit