Prizren/ Shoqërohen në Polici katër persona – nuk respektuan vendimet e Qeverisë

Policia e Kosovës në Prizren ka shoqëruar në stacion policor katër persona. Sipas raportit 24 orësh të policisë, të dyshuarit janë shoqëruar në polici për shkak se kishin vepruar në kundërshtim me vendimet e Qeverisë së RKS-së dhe rekomandimeve të IKSHP-së lidhur me pandeminë COVID-19, raporton PrizrenPress.

Ndaj tyre është inicuar lënda e rastit e cila shkon në procedurë të rregullt.

“Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar një veturë në të cilën kishin qenë katër persona të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë shoqëruar në stacion policor për shkak se kishin vepruar në kundërshtim me vendimet e qeverisë së RKS-së dhe rekomandimeve të IKSHP-së lidhur me virusin Covid-19. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarve është inicuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 01:20./PrizrenPress.

Më Shumë

Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka marrë vendim për certifikimin e Listës Votuese për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të...

LVV-ja në Prizren mban tubim me gra dhe vajza

Lëvizja Vetëvendosje - Qendra në Prizren ka organizuar një tubim me gra dhe vajza, ku morën pjesë përfaqësuese dhe kandidatë të kësaj partie. Në këtë...

Lajmet e Fundit