Pirlo dhe Nesta përsëri së bashku te Zonja Vjetër?!

Andrea Pirlo ka nisur revolucionin te ekipi i Juventus, afrimi më i ri do të jetë trajneri i dytë i skuadrës, që sipas të gjitha gjasave është legjenda mbrojtjes dhe ish-kampioni botës, Aleksandër Nesta.

Oferta ka disa ditë që është në tavolinën e Nestës, raportojnë mediat Italiane. Momentalisht ai është trajneri i Frossinoes që militon në kategorinë e dytë italiane, ditët e fundit humbi shancin e artë për të kaluar në Seria A, ku u mund nga Spezia në ndeshjen kualifikuese.

Kjo ishte edhe arsyeja kryesore që Nesta nuk e ka pranuar akoma ftesën e bërë nga Pirlo.

Dje, klubi Juventus ka njoftuar se është afruar si asistent i Pirlos, ish-trajnerin e Hjdukut të Splitit, Igor Tudor.

Më Shumë

U deklaruan si qirinj por ishin fishekzjarre, dogana zbulon shmangie tatimore prej 2500 euro në Prizren

Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të deklarimit të pasaktë të mallrave gjatë kontrollit doganor në Prizren.   Gjatë ekzaminimit të një dërgese të importuar,...

I thyhet xhami dhe i vihet zjarri, digjet një lokal në Prizren

Një lokal mobilierie në Prizren është përfshirë nga zjarri, ndërsa Policia dyshon se rasti është shkaktuar qëllimisht nga persona të panjohur. Sipas raportit policor, ankuesi...

Lajmet e Fundit