18 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Conte kritikon bordin e Chelseat, dyshon në ambicien e tij

Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte, ka kritikuar bordin e klubit dhe ka vënë në dyshim ambicien e këtij bordi para udhëtimit për ndeshjen kundër Manchester Cityt.

Italiani ka thënë se klubi duhet të investojë shumë për të rivalizuar Cityn, por ka shprehur dyshime nëse hierarkia e Chelseat do ta bëjë këtë gjë.

“Kam ambicie të madhe, por nuk kam para për të shpenzuar për Chelsean”, citon Independent trajnerin italian.

“Klubi e di shumë mirë idenë time, ambicien time. Kjo është e qartë. Kjo ambicie është gjithmonë e njëjta. Kur vendosni të punoni me trajner të tillë, duhet ta kuptoni se merrni një trajner me ambicie të madhe. Jo dështak, por fitues. Për këtë arsye, duhet ta kuptoni këtë”, ka shtuar ai.

“Është e rëndësishme që të keni trajner dhe klub me të njëjtin mentalitet: për të përmirësuar ekipin, idenë e futbollit, kualitetin e lojtarëve. Nëse jeni në këtë situatë, ndoshta sezoni do të përfundojë me sukses. Mund ta fitoni ligën, kupat dhe Ligën e Kampionëve”.

Më Shumë

Disa lagje në Prizren mbesin pa ujë për shkak të një defekti në rrjetin transportues

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se disa zona të Prizrenit kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes si pasojë e një defekti në...

Nis shpërndarja e plehut artificial për mbi 1 mijë bujq në Rahovec

Kryetari i Komuna e Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja e plehut artificial për bujqit përfitues në këtë komunë. Sipas tij, nga...

Lajmet e Fundit