11 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

COVID-19 në Kosovë, 1 mijë e 086 raste aktive

Numri i lartë i rasteve pozitive me COVID-19 në vendin tonë ka vazhduar edhe gjatë 24 orëshit të fundit. IKSHPK njoftoi për 96 raste të reja, duke e çuar numrin total të të prekurve me virusin COVID-19 në 2 mijë e 169.

Prej tyre, të shëruar tashmë janë 1 mijë e 047 pacientë, ndërsa raste aktive janë 1 mijë 086.

Fatkeqësisht betejën me sëmundjen COVID-19 e kanë humbur 36 persona të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Përveç numrit në rritje të rasteve të reja, edhe Klinika Infektive po shtohet me pacientë. Sipas raportimit të së dielës, në këtë klinikë janë të hospitalizuar 83 pacientë, prej tyre 42 janë me oksigjeno-terapi, ndërsa katër të tjerë në gjendje të rëndë.

Ndryshe, nga data 08 shkurt deri më 21 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 21.517 persona të dyshimtë në virusin COVID-19. /Telegrafi/

Më Shumë

Ministria e Mbrojtjes mbajti takim në Prizren për rekrutimin në FSK

Ministria e Mbrojtjes ka organizuar në Prizren një takim informues për të rinjtë në kuadër të fushatës për rekrutimin e ushtarëve në Forcën e...

Ndahet nga jeta arkeologu Luan Koçbashliu

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të arkeologut të shquar, Luan Koçbashliu. Në telegramin e ngushëllimit drejtuar...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit