11.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

COVID-19/ Viktima e fundit është nga Suhareka

Ka ndërruar jetë edhe një paciente e prekur me Covid-19 në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Lajmin e bëri të ditur Drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë, Besa Kuqi në një postim në Facebook.

Drejtoresha tha se viktima kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Tutje, ajo bëri thirrje që të respektohen masat kundër koronavirusit.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të drejtoreshës:

“Me keqardhje ju njoftoj nga Klinika Infektive në Prishtinë, se ka ndërruar jetë i prekura me sëmudjen COVID-19, Kimete Morina nga Samdraxha. E ndjera kishte probleme dhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes të së ndjeres nga Samdraxha, në këto momente të rënda të dhimbjes dhe pikëllimit!

“Ju lutem, respektoni masat mbrojtëse dhe kujdesuni për veten dhe familjen. Virusi eshte kudo ai është i panjohur dhe lufta ndaj tij po bëhet e vështirë. Por, nuk guxon të na mund, bashkë mund ta përballojmë edhe këtë situatë.

 

Më Shumë

Beteja për titull zhvillohet në Suharekë

Ndeshje vendimtare për titullin e kampionit mund të jetë derbi që zhvillohet sot (e shtunë) në Suharekë mes liderit aktual në elitë, Ballkanit dhe...

Mourinho mund të jetë zëvendësues i Kloppit në Liverpool

Të zëvendësosh Jurgen Kloppin nuk është aspak e lehtë, trashëgimia që tekniku gjerman ka lënë në Liverpool është shumë e madhe, por tifozët e...

Lajmet e Fundit