0.9 C
Prizren
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

COVID-19:Nëntë viktima e 546 raste të reja në Kosovë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të mërkurën 546 raste të? reja me koronavirus, pas marrjes së? 1.626 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar nëntë viktima.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të martën janë regjistruar edhe 107 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 5.002.

Njoftimi:

1626 TESTIME, 107 TË SHËRUAR DHE 546 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.626 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 546 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar nëntë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 21.545 raste nga 100.395 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 714 raste të vdekjes.

Më Shumë

Suharekasi i dehur sulmon qytetarin dhe policin jashtë detyre

Një sulm fizik ka ndodhur së fundmi në qytetin e Suharekës. Në raportin e policisë bëhet me dije se i dyshuari nën ndikim të alkoolit...

Akreditim 5-vjeçar për Universitetin e Prizrenit

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren ka arritur akreditim institucional 5-vjeçar, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zhvillimin dhe konsolidimin e arsimit të lartë në...

Lajmet e Fundit