4.3 C
Prizren
E premte, 6 Mars, 2026

Çun Lajçi: Qenka e shkretë Medvegja dhe e humbur shqiptaria

Çun Lajçi-MedvegjaNë Banjën e Siarinës, tek vendi i quajtur “Gejzeri” do mbahet takimi i shqiptarëve të kësaj ane, që synon t’i mbledhë medvegjasit nga të gjitha anët. Në këtë takim po merr pjesë edhe artisti i njohur Çun Lajçi, aktori që i thërret tokës e vendit. Aktori Lajçi para medvegjasve do të recitojë Ali Pashën e Gucisë nga Fishta si dhe poemën e tij “Kokën lartë shqiptari im”.

Në një prononcim për portalin “RugovapPress”, Lajçi vajton vendin që ka mbetur pa shqiptarë.

“Qenka e shkretë Medvegja dhe e humbur shqiptaria. Mall paske t’i takosh.

E lanun shkret nga pushteti e zoti. Kurse ata pak (500) veta që paskan mbetur mundohen që sot në orën 19 në qendrën turistike Gejzeri te Banja e Siarinës ta ngjallin shpirtin e shqiptarizmës me ata pak mergimtarë që kalojnë pushimet në trojet e tyre të lindjes.

Unë kam mall e nostalgji njëkohësisht,për pjesëmarrjen time në takimin e Diasporës, sepse kur isha me 1970 me shfaqjen “Halili e Hajria” kishte plot e përplot shqiptarë si në Medvegjë si në fshatrat shqiptare përreth dhe e kishe përshtypjen se je në Podujevë.

Sot qenka për t’u vajtu shqiptari im këtu. I harruar nga Republika e Kosovës dhe nga Republika e Serbisë. Mjerë ne sa shpejt harrojmë!”, ka thënë Lajçi.

Më Shumë

Ish-punëtorja e “Eurosig” ndalohet në Vërmicë pas tre vitesh në kërkim për ngacmim

Një rast i iniciuar që nga janari i vitit 2023 për veprën penale “Ngacmim” ka marrë epilog sot në mëngjes, pasi e dyshuara është...

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe infermieri nga Dragashi

Ka ndërruar jetë infermieri, humanisti dhe veterani i UÇK-së nga fshati Bresanë i Dragashit, Qerim Salihu. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunës...

Lajmet e Fundit