Daut Haradinaj: Edhe Prizreni po i bashkohet fuqishëm Forcës së Kosovës

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj sonte ka vizituar Komunën e Prizrenit.

Haradinaj përmes profilit të tij në rrjetin social Facebook, thotë se edhe Prizreni po i bashkohet fuqishëm Forcës së Kosovës.

“Një pritje madhështore në kryeqendrën shqiptare nga tv rinjtë e kësaj ane. Kjo rini e mrekullueshme që po e përqafon AAK-në, është dëshmi e një suksesi të pakontestuar”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje, ai ka shkruar ”jam krenar me ju rinia jonë e Prizrenit”.

“Kthesat e mëdha nga Prizreni kanë filluar”, ka pohuar ai. /Telegrafi/

Më Shumë

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

Lajmet e Fundit