6.9 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Daut Haradinaj: Shpend Maxhuni dhe Skënder Hyseni duhet të flasin për marrjen në pyetje të Adrian Çollakut!

Deputeti nga AAK dhe Kryetari i Komisonit për Punë të Brendshme Daut Haradinaj ka reaguar ndaj shantazhimit të njërit nga themeluesit dhe Kryeredaktorit të Gazetës Blic Ardian Çollakut. Në një komunikatë për media, Haradinaj thekson që Shpend Maxhuni dhe Skënder Hyseni duhet të flasin publikisht për këtë rast. Në vijim deklarata e Daut Haradinajt:

I kam pëcjellur me shqetësim njoftimet për marrjen në pyetje, nga ana e policisë, të kryeredaktorit të Gazetës Blic, zotit Ardian Çollaku, si dhe reagimin e opinionit publik për këtë ngjarje. Duke qenë se u krijua përceptimi se Policia e Kosovës, “marrjen në pyetje” të Gazetarit Çollaku e kishte bërë me prapavi të caktuar, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme dhe të deputetit të Kuvendit të Kosovës, kërkoj që për këtë çështje, publikisht të sqarojnë, Drejtori i Policisë së Kosovës, z Shpend Maxhuni, si dhe Ministri i Punëve të Brendshme, z Skender Hyseni.

Nëse konstatohen shkelje të detyrës në raport me gazetarin Çollaku, të adresohet përgjegjësia dhe të ndërpritet kjo formë e presionit ndaj medias.

Daut Haradinaj,

Deputet dhe Kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme të Kuvendit të Kosovës

Më Shumë

Aksidentet me fatalitet në Prizren, nis task-forca për sigurinë në trafik

Tre të rinj vdiqën në aksidente trafiku dhe dy të tjerë pësuan lëndime të rënda trupore vetëm gjatë javës së kaluar në Komunën e...

Junior 06 Moni Bau shpallet kampione e Kupës së Kosovës U16

Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kupës së Kosovës në kategorinë U16 për vajza, pasi në finalen e zhvilluar mposhti bindshëm ekipin...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit