10.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Dave Grohl fton fansin në skenë

Kur vjen ballë për ballë me idhullin tuaj është e mjaftueshme për të sjellë dikë në lot.

Por një fans i grupit Foo Fighters mjaftoi ta dëgjojë një version akustik të këngës së tyre që të shpërthejë në lot.

Reagimi i përlotur i tifozit u vë re nga këngëtari kryeso, Dave Grohl gjatë një koncerti në Greenëood Village të Kolorados në natën e diel dhe ai e ftoi atë në skenë në mënyrë që ata të mund të këndojnë së bashku.

Është e panevojshme të thuhet që ai u emocionua shumë.

Grohl derisa e ftoi në skenë fansin i tha me buzëqeshje se nuk ka nevojë të qajë e për më tepër ai do të këndojë për të derisa fansi i’u përgjigj se vërtetë e don atë.

Dave në skenë mbante patericën pasi ai ishte lënduar në muajin qershor kështu që ai e ftoi tifozin të ulej dhe të këndonin së bashku këngën “My Hero”.

Grohl u shpreh shumë i lumtur me krejt këtë ndodhi duke thënë se është e jashtëzakonshme pasi kurrë nuk dihet se çfarë do të ndodhë ndërsa është madhështore kur sheh një fans teksa qan nën meloditë e këngës tënde. /Klan Kosova/

Më Shumë

Quni ngre alarmin për çmimet e karburanteve: Ndikojnë në sigurinë kombëtare

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka ngritur shqetësimin për ndikimin e rritjes së vazhdueshme të çmimeve të karburanteve në...

Xhiroja e fundit e Superligës: Beteja vendimtare për play-off dhe mbijetesë

Mesjava sjell fundin e sezonit të rregullt në Superliga e Kosovës në basketboll, ku gjithçka do të vendoset në xhiron e fundit: pozitat e...

Lajmet e Fundit