9.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

De Bruyne me COVID-19? Kjo deklaratë i tremb anglezët

Kevin De Bruyne, ylli belg i skuadrës së Manchester City, ka dilema nëse e ka kaluar Coronavirusin dhe në Angli janë të trembur se mund të ketë edhe raste të tjera kështu, ndaj e shikojnë me rrezik rikthimin e kampionatit.

Mesfushori tregon për SkySports se në familjen e tij të gjithë kanë pasur probleme shëndetësore, por fatmirësisht tani janë mirë të gjithë. “Në fillim të bllokadës, familjarët e mi ishin të sëmurë për tetë ose nëntë ditë. Gjithçka nisi me djalin e vogël, pastaj me të madhin dhe gruan time”, tregon fillimisht mesfushori belg.

Më pas ai shton: “Nuk e di nëse kishim Coronavirus apo jo”. Sigurisht, pasi nuk e ka kryer testin. Tashmë De Bruyne është mirë, sikurse edhe partnerja e tij dhe dy djemtë. “Për fat të mirë dolëm jashtë dhe dy ose tre javët e fundit kemi qenë mirë.

Tani po gjejmë rutinën e zakonshme për gjithçka dhe jemi mirë. Unë kam pasur një dhimbje të lehtë në fyt. por nga të katërt, kam qenë në gjendjen më të mirë”, përfundon deklaratën e tij, mesfushorit i Manchester City, Kevin De Bruyne.

Më Shumë

Lajmet e Fundit