21.7 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Defrim Kafexhiu zgjedhet kryesues i Kuvendit të Rahovecit

Sot, është mbajtur mbledhja urgjente konstituive e legjislaturës së re të Kuvendit të Komunës se Rahovecit, për 4-tër vitet e ardhshme. Ashtu edhe siç është përcaktuar me ligj, mbledhja është udhëhequr nga anëtari më i vjetër i Kuvendit, Rasim Fazliu.

Në vazhdim të mbledhjes, Fatmir Iska nga AAK, ka propozuar Aftim Dinën kandidat për kryesues, ndërsa Leonard Morina nga LVV, ka propozuar Defrim Kafexhiu. Pas procedurave të votimit të fshehtë, në rundin e dytë të votimit me 16 vota për Defrim Kafexhiun dhe 13 vota për Afrim Dinën, dhe asnjë abstenim, Defrim Kafexhiu u zgjodh Kryesues i Kuvendit Komunal të Rahovecit, për mandatin katër vjeçar.

Kryesuesi i zgjedhur, Defrim Kafexhiu në fjalën e tij i ka falënderuar anëtarët e Kuvendit, për besimin e dhënë duke premtuar zbatimin e ligjit, korrektësi, transparencë, llogari dhënie dhe bashkëpunues me të gjithë anëtarët e Kuvendi.

Më Shumë

Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së dhe kandidate për presidente

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar që Vjosa Osmani të jetë kandidate për presidente dhe bartëse e listës zgjedhore të...

Përkujtohet Ekrem Rexha – Drini

Në 26-vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ekrem Rexha, janë bërë homazhe te sheshi “Ekrem Rexha – Komandant...

Lajmet e Fundit