Prevalla e Prizrenit njihet si pikë turistike, por edhe si lokacion që mosha e tretë e shfrytëzon për klimën që ka, pasi mendojnë që ndikon në shëndetin e tyre.  Në fillim të javës, vizitorët janë të rrallë në këtë anë.

“Ne vijmë për shëndet tonin, për frymëmarrjen, të gjitha sendet po i kemi ma mirë. Ç’do vit vijmë nga tri javë rrimë, nga 21 ditë”, thekson Sahadete Makshana, vizitore.

Vizitori, Zenel Makshana thekson se përpara ka qenë më mirë.

Para shumë dekadave në këtë vend nuk kishte ndërtime, por tani Prevalla është kthyer në një fshat me ndërtime luksoze të betonit, që mendohet se e kanë degraduar ambientin në këto anë.

Duke parë këtë gjendje, me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Policia e Kosovës në bashkëpunim me inspektorë të Ministrisë së mjedisit, Planifikimit hapësinorë dhe Infrastrukturës, po e mbikëqyrin këtë teren, ndërsa pak ditë më parë kanë sekuestruar edhe disa makineri të rënda që janë vërejtur duke degraduar mjedisin.

“Prokuroria Themelore në Prizren në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe  inspektorë të Ministrisë së mjedisit, ka zhvilluar dy aksione të ndara kundër degradimit të mjedisit. Gjatë këtyre dy aksioneve të ndara, janë sekuestruar tre ekskavator dhe një kamion, si mjete të kryerjes së veprës penale, mjete të cilat po degradohej mjedisi në këtë pjesë. Po ashtu lidhur me këtë është iniciuar edhe rast të veprës penale ( Ndërtim pa leje) nga neni 359 të kodit penal të Republikës së Kosovës”, tha Fitore Mehmeti, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prizren

Mehmeti ka theksuar se për personat përgjegjës, Prokuroria po i merr të gjitha veprimet procedurale në drejtim të lëshimit të urdhrit të përkohshëm ndalues.

Po ashtu, Prokuroria thekson se ka përkushtim maksimal në luftimin e aktiviteteve të kundërligjshme që e degradojnë ambientin, duke u bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë në ruajtjen e mjedisit.

Operatorët ekonomikë që zhvillojnë aktivitetin në Prevallë, nuk kanë dëshirë të komentojnë për këto raste.rtk

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve