Deklarata e fortë e mjekut italian: Mos e bëni testin për Covid-19, krijon infeksion

Mjeku italian, Roberto Petrella (specializuar në Obstetro-gjinekologji, dhe ka klinikën e tij mjekësore në Terramo), është kundër bërjes së tamponit. Sipas tij, tamponi përmban baktere dhe krijon infeksione.

Gjithashtu, mjeku italian është edhe kundër vaksinës, pasi sipas tij vaksina jo vetëm që nuk ndihmon por edhe dëmton.

Petrella ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Shqipëria Live” ku u është drejtuar të gjithëve që të mos e bëjnë tamponin. Ai madje pyet se “pse nuk marrin pështymën me tampon, por duhet të shkojnë deri në fund të faringut?”.

“Marrja e tamponit duhet bërë në një pikë të caktuar, në brendësi të faringut e të bashkimit me kanalin e hundës, jo siç bëjnë ata, që e rrotullojnë nga të duan. Tamponi, kështu siç bëhet, prish membranat. Pra, gërvisht. Tamponi është plot me miliona baktere. Nuk është steril. Duke traumatizuar mukozën edhe në fund të kanalit të hundës, si dhe te faringu, dërgojnë baktere të tjera nëpërmjet fytit”, u shpreh ai.

Më Shumë

Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshatare në Malishevë

Disa vajza të reja dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër në Malishevë. Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, e...

Kurti zhvilloi vizita dhe takime në Prizren

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti  ka qëndruar  në Prizren. Ai, së bashku me kandidatët për deputetë ka zhvilluar një sërë takimesh dhe...

Lajmet e Fundit