9.6 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Deklarohet i pafajshëm polici që akuzohet se lejoi punëtorë të Ambasadës së Kuvajtit në Shqipëri të hynin në Kosovë pa dokumentacion

Zyrtari policor, Avni Ajdini është deklaruar i pafajshëm për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Në seancën fillestare të mbajtur të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Mehdi Sefa, i akuzuari ka thënë se nuk e ndien veten fajtor për akuzën me të cilën ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pasi që i akuzuari nuk e ka pranuar fajësinë, gjykatësja Ajser Skenderi, seancën e shqyrtimit të dytë e ka caktuar për 30 dhjetor 2019, në ora 09:30.

Me aktakuzën e Prokurorisë Themelore Prizren, të ngritur më 29 tetor 2019, Avni Ajdini akuzohet për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Ai akuzohet se më 5 qershor 2019, rreth orës 12:53, në pikën kufitare të Vërmicës, si zyrtar policor, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare apo autoritetin zyrtar, nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari ka lejuar veturën e markës “Opel Zafira”, e cila drejtohej nga Enkeled Cala, së bashku me persona të huaj, punëtorë teknik të Ambasadës së Kuvajtit në Shqipëri të hyjë në Republikën e Kosovës në kundërshtim me procedurat kufitare.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Ajdini u ka mundësuar këtyre personave të hyjnë në Republikën e Kosovës pa dokumentacion adekuat të udhëtimit, pa pasaportë dhe pa vizë, duke mos kryer kontrollin kufitar dhe duke mos bërë verifikimin e tyre sipas ligjeve të Kosovës.

Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Liria merr një pikë në Drenas, barazon pa gola me Feronikelin ’74

Liria e Prizrenit ka marrë një pikë në transfertë, pasi barazoi 0:0 ndaj Feronikelit '74 në ndeshjen e zhvilluar në Drenas. Skuadra prizrenase u përball...

Përkujtohet Komandant Guri

Në Carralevë është mbajtur një ceremoni përkujtimore me rastin e përvjetorit të vdekjes së Komandantit Jetullah Qarri – Komandant Guri, ku u nderua jeta...

Lajmet e Fundit