27.8 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025

Delawie: Kuvendi nuk është vend për armë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka komentuar ngjarjet e fundit rreth bllokadës së Kuvendit të Kosovës nga ana e opozitës, duke thënë se pamjet e tilla nuk paraqesin pasqyrë të një vendi politikisht stabil.

Duke komentuar raportet mediale anembanë botës rreth ngjarjeve të fundit në Kosovë, ai ka thënë se vazhdimi i bllokadës së Kuvendit të Kosovës me konfrontime do të pengojë vendin në synimet e tij për integrime evropiane.

“Kuvendi nuk është vend për armë, për pengesa, ose për dhunë. Nëse vazhdon ky konfrontim, e ardhmja e Kosovës në Evropë do të vonohet, si dëmi më i vogël në skenarin më të mirë. I dëshiroj presidentes Jahjaga gjithë të mirat në përpjekjet e saj për të promovuar dialogun politik”, ka thënë ambasadori Delawie, gjatë një takimi me pjesëtarë të komunitetit të biznesit në një ngjarje të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK).

Delawie ka shtuar se zgjidhja e këtij qorrsokaku politik dhe një Kuvend funksional janë të nevojshëm për të përmirësuar ekonominë, të sjellin Kosovën më afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në UNESCO, si dhe të ndihmojnë përpjekjet e Kosovës për liberalizim të vizave.

Rikujtojmë se partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje!, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën, kanë pamundësuar mbajtjen e tri seancave të fundit të Kuvendit, fillimisht duke hedhur vezë, pastaj gazin lotsjellës, duke kundërshtuar demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Partitë opozitare këmbëngulin se pa tërheqjen e nënshkrimeve të këtyre marrëveshjeve nuk do të lejojnë mbajtjen e seancave të Kuvendit të Kosovës./KosovaLive

Më Shumë

Kulti i vëllezërve martirë – nga Flori e Lauri te Muji e Halili

Enver Sulaj Në Këngët Kreshnike (Gjergj Elez Alia, balada Konstandini e Doruntina, Ali Bajraktari etj.) deri më tani është nënvizuar lidhja mes vëllait dhe motrës...

Fitore me pesë gola, Kosova përmbys Armeninë

Kombëtarja e Kosovës ka regjistruar fitore të thellë ndaj Armenisë me rezultat përfundimtar 5-2. Pavarësisht disavanazhit në fillim të ndeshjes, ku Amir Shaipi shënoi një...

Lajmet e Fundit