22.5 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Delegacioni i Kosovës është nisur sot drejt Washingtonit për takimin e 4 shtatorit

Delegacioni i Kosovës që do të përballet me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë në një takim ku i pranishëm mund të jetë edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është nisur mëngjesin e ditës së sotme për në Uashington. Për ekipin që do ta përfaqësojë shtetin kanë folur nga Qeveria për Gazetën Express.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm delegacioni i Kosovës i përbërë nga tetë persona është nisur drejt Uashingtonit, ku me datë 4 shtator do të përballet me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë.

Takimi Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin amerikan është përfolur se mund t’i pajtojë shtetet deri në marrëveshjen përfundimtare, ani pse një gjë të tillë e kanë kundërshtuar në vazhdimësi në Serbi.

Në Qeveri të Kosovës kanë thënë për Gazetën Express se ekipi është nisur sot në mëngjes, duke dhënë detaje dhe për emrat që kanë udhëtuar drejt Uashingtonit.

“Janë nisur sot në mëngjes. Në ekip janë kryeministri Avdullah Hoti, dy zëvendëskryeministrat, Driton Selmanaj dhe Albulena Balaj-Halimaj, Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, shefja e stafit të kryeministrit, Ardita Dushi dhe koordinatori i Kosovës në dialog, Skënder Hyseni”, bëjnë të ditur në Qeveri.

Shefi i ekzekutivit në Shtetet e Bashkuara ka udhëtuar vetëm me partnerët e koalicionit, pasi që dy partitë opozitare Vetëvendosje dhe PDK iu janë përgjigjur negativisht ftesës së tij.

Megjithatë, Hoti ftesë nuk iu ka dërguar dy liderëve të shtetit, presidentit e kryeparlamentares, madje as nuk është koordinuar me ta para takimit.

Nga presidenca ditë më parë kanë konfirmuar për Expressse Hoti nuk i ka ftuar në takim, e as nuk iu ka kërkuar përfaqësues.

Ftesë nuk ka marrë as kryeparlamentarja Vjosa Osmani. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express stafi i kryetares së Kuvendit.

“Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani nuk ka marrë asnjë ftesë nga Kryeministri për takimin në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë këshilltari i kryeparlamentares, Bekim Kupina.

Kosova dhe Serbia do të përballen me ndërmjetësimin amerikan me datë 4 shtator. Takimi ishte paraparë të mbahej me datë 2 shtator, mirëpo, është shtyrë për dy ditë më vonë pasi që është përfolur se mund të marrë pjesë edhe presidenti amerikan, Donald Trump./GazetaExpress/

Më Shumë

Bashkimi e mbyll me fitore edhe ndeshjen e pestë kontrolluese

Bashkimi i Prizrenit ka vazhduar formën e mirë në fazën përgatitore, duke regjistruar fitoren e pestë radhazi në ndeshjet kontrolluese. Portokallezinjtë triumfuan me rezultat...

E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?

Nga Ben Blushi Para kosovarëve shumë popuj kanë patur fatkeqësinë të drejtohen nga një njeri i papërshtatshëm. Ka qëlluar që kryeministrat janë të paaaftë siç është...

Lajmet e Fundit